16 ushqimet që nuk ju shëndoshin
Për të gjithë personat e shqetësuar për peshën dhe fizikun e tyre, po ju tregojmë 16 ushqimet që nuk ju shëndoshin:
1.Kosi: Personat të cilët konsumojnë tre herë në ditë kos me proteina të larta dhe pak sheqer, kanë një trup më të shëndetshëm dhe elegant. 2. Djathi: Njihet si armiku më i madh në procesin e dobësimit. Por djathi me pak kalori i shoqëruar me kraker me pakkalori, ju ndihmon të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë. 3. Kanella: Përdorimi i kanellës mbi tostin me drithëra do të pengojë rënien e sheqerit pasdite dhe në të njëjtën kohë do të parandalojë rritjen e insulinës. 4. Grejpfurt: Në një analizë të realizuar në vitin 2006 në Gjermani, konsumimi i gjysmë grejpfurti para çdo vakti ose pirja e lëngut të greifurtit tre herë në ditë,ndihmon në humbjen e kilogramëve. 5. Tërshëra: Të jep ndjesinë e ngopjes dhe fryrjes. Një tas me miell tërshëre ndikon në mbajtjen në trup të 3 gotave me ujë. 6. Molla: Ndikon në aktivizimin e zorrëve. 7. Shalqiri: Një tas me shalqi të pasur me ujë dhe vitaminë C përmban vetëm 80kalori. 8. Sardelet: Sardelja është produkti më i shëndetshëm dhe shoqëruesi më i mirë në procesin e dobësimit. Para së gjithash sardelja është një produkt i mbushur me proteina dhe zotëron veçorinë e ekuilibrimit të sheqerit në gjak. 9. Kungulli: Është një nga produktet më të mira që ndihmon në dobësim. Veçanërisht kungujt e mbajtur në trajtë konserve për një kohë të gjatë janë tëpasur me fibra dhe përmbajnë 40 kalori. 10. Kornflakes të pasur me fibra: Studimet kanë treguar se një tas me kornflakes në mëngjes pakëson oreksin tuaj. 11. Kajsi e thatë: Kajsia e thatë është një nga ata ushqime që mund ta konsumoni kur të doni dhe ku të doni. Konsumimi i 6 kajsive në ditë ndihmon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju jep ndjesinë e ngopjes. 12. Boronicat: Si një nga ushqimet më popullore të kohëve të fundit, boronicat janë edhe me pak kalori dhe të shëndetshme. Boronicat që mund t’i mbani në çantë janë ideale për të kaluar krizat e urisë. 13. Hudhra: Hudhra do të mbrojë mëlçinë nga lëndët toksike dhe si rezultat i qetësimit të mëlçisë edhe dobësimi do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë. 14. Mushkëritë: Mushkëritë i japin trupit vitaminën B5. Vitamina B5 zotëron veçorinë e rritjes së kapacitetit të djegies së yndyrës dhe për këtë arsye duhet të përdoret gjatë dobësimit. 15. Rrushi i thatë: Vitamina C në trajtë koncentrati e gjendur tek rrushi i thatë do t’ju ndihmojë dhe lehtësojë rrugën e dobësimit. 16. Angjinar: Angjinari është i pasur me potasium, kalcium, magnez, vitamina A, B1 dhe C. Mbron mëlçinë nga intoksinimi i krijuar nga ilaçet apo alkooli . Është një produkt i cili ndikon në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve. Ky ushqim i shijshëm që pastron trupin dhe veçanërisht mëlçinë është i dobishëm dhe në djegien e yndyrës.