5 pyetje që duhet patjetër t'u përgjigjeni përpara se të martoheni
Përpara se të thoni PO, ju duhet të qartësoni se kush do të merret me larjen e enëve dhe kur do të bëni seks. Zbuloni ato dhe merrni vendimin e duhur.
Përpara se të thoni PO, ju duhet të qartësoni se kush do të merret me larjen e enëve dhe kur do të bëni seks.
Dashuria është diçka e mrekullueshme - për aq kohë sa zgjat, sigurisht.Gjithçka që duket aq e këndshme dhe pa asnjë lloj problemi në çastin që ju keni rënë kokë e këmbë në dashuri, kthehet në pyetje të hapura të cilave thjesht s’mund t’i ktheni dot përgjigje kur në fund divorcoheni.
Me qëllim që t’i parandaloni ndërlikime të tilla, përpara se ato të shfaqen, ju kemi përgatitur një listë me 5 pyetje, që ju duhet t’ia bëni vetes përpara se të vendosni të martoheni
Pyetja #1:Kur do të bëjmë fëmijë?
Marrja e vendimit për t’u bërë me fëmijë është një nga vendimet më të mëdha të jetës së njeriut – ndaj është e rëndësishme për partnerët të jenë të qartë në lidhje me këtë pjesë që para se të vendosin të jetojnë së bashku. Padyshim, nuk është një temë bisede e përshtatshme që në takimin e parë apo të dytë, por kur ju filloni të planifikoni të ardhmen tuaj së bashku, atëherë është koha e duhur për të folur për këtë.
Nuk ka rrugë të mesme
Nëse njëri prej jush dëshiron shumë fëmijë ndërsa tjetri dëshiron të shijojë lirinë e tij/të saj, kjo do të shndërrohet në një problem të madh për lidhjen tuaj, me kalimin e kohës. Nuk ka rrugë të mesme – ju ose doni të bëheni me fëmijë ose nuk doni. Dhe jetët tuaja do të kthehen përmbys që me lindjen e fëmijës së parë.Sigurisht që njëri prej jush mund të përshtatet – por kjo vetëm sa do të krijojë trishtim dhe mëri, gjë që nuk është një themel i mirë për një marrëdhënie të suksesshme.
Kur dhe sa fëmijë?
Nëse ju keni rënë dakort për të patur fëmijë, do të ishte mirë gjithashtu që të bisedonit në lidhje me kohën kur dëshironi ta ndërmerrni një hap të tillë dhe sa fëmijë dëshironi të keni. Mendimet tuaja mund të jenë të ndryshme edhe në këtë pikë,ndaj është e rëndësishme ta qartësoni këtë plotësisht.
Si?
Dhe pika e fundit, por jo më pak e rëndësishme: si do të jetë metoda e edukimit dhe sjellja juaj prindërore?
- Nëse njëri prej jush është besimtar, duhet të diskutoni nëse do ta rrisni fëmijën tuaj nën frymën e atij besimi apo jo.
- Nëse njëri prej jush beson në një edukim strikt,ndërkohë që partneri tjetër është më tolerant,kjo është diçka që gjithashtu duhet diskutuar.
Pyetja #2: Si do t’i menaxhojmë të ardhurat?
Duke qënë se menaxhimi i të ardhurave dhe financat janë një nga shkaqet më të shpeshta të ndarjes së çifteve, ju duhet t’i kushtoni shumë vëmendje kësaj pjese. Ndoshta mund të mendoni se paratë nuk janë shumë të rëndësishmë në jetën tuaj dhe se dashuria ju mjafton – por shpejt do të kuptoni që dashuria nuk i paguan dot faturat.
A jeni të dy të punësuar apo keni një burim tjetër të rregullt të ardhurash hyrëse?
Keni planifikuar ti ruani të ardhurat e rregullta? Nëse jeni të dy të punësuar në vende të mira pune, por njëri prej jush po ëndërron të heqë dorë nga gjithçka dhe siguojë jetesën duke pikturuar, atëherë kjo do ta ndryshojë shumë situatën financiare dhe marrëdhënien tuaj.
Çfarë po investoni ndërkohë në marrëdhënien tuaj?
Është koha të diskutoni mbi kursimet dhe borxhet tuaja, duke qënë se nga e tashmja e tutje, ato do të përbëjnë një shqetësim të përbashket për të dy ju. Kushtojini gjithashtu rëndësi arritjes së qëllimeve të përbashkëta financiare.
- Dëshironi të blini një apartament të ri, apo do të vazhdoni të jetoni me qera në apartamentin tuaj aktual?
- Do të kurseni paratë për t’i përdorur në një kohë tjetër në të ardhmen, apo do të vendosni të merrni një hua që nga ky moment?
Po në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e përditshme?
- Do të mbani llogari të përbashkëta apo të ndara individualisht?
- Do t’i ndani së bashku apo do t’i paguani më vete shpenzimet?
- Kush do të paguajë faturat?
- Për cilat shpenzime do të vendosni së bashku – dhe për cilat do të këshilloheni me njëri tjetrin më parë?
Për të gjitha këto pyetje është e nevojshme që të gjeni përgjigje të qarta.
Pyetja #3: Si do kalojmë kohën tonë të lirë?
Me shumë mundësi, deri tani ju e keni kaluar në shtrat kohën tuaj të lirë-megjithatë shpejt do të vijë një ditë që do të tundoheni të merreni me diçka tjetër sërisht. Nëse ju keni qënë të lidhur për një kohë të gjatë, ju mund ta keni zgjidhur,të paktën pjesërisht këtë çështje, por nëse jeni akoma në fazën fillestare të lidhjes,kjo mund të kthehet shumë shpejt në dilemën tuaj më të madhe.
Nëse pritshmëritë tuaja mbi mënyrën e kalimit të kohës së lirë ndryshojnë dukshëm nga ato të partnerit, kjo do të krijojë një efekt negativ mbi marrëdhëniet tuaj.
- Mos është njëri prej jush atlet entuziast dhe i dhënë pas sportit,ndërkohë që tjetrit i pëlqen të qëndrojë në divan duke parë televizor? Me kalimin e viteve, ju do të kaloni gjithmonë e më pak kohë së bashku ,gjë që është padyshim e dëmshme për lidhen tuaj.
- Mos dëshiron njëri prej jush të udhëtojë në të gjithë botën,ndërsa tjetri nuk arrin të shohë përtej qytetit fqinjë? Parapëlqimet e ndryshme do t’i ndajnë në fund udhët tuaja.
Pyetja #4: Cilat janë pritshmëritë tona lidhur me seksin?
Pavarësisht se seksi nuk është më parësori pas disa muajsh, seksi i mirë dhe i kënaqshëm sërisht mbetet një pikë kyçe në çdo marrëdhënie. Në të njëjtën kohë, është diçka që nuk mund ta kontrollosh në mënyrë të vetëdijshme,pasi epshi është vërtet i lezetshëm – në një moment është aty dhe në momëntin tjetër nuk është më.
Sa herë (në ditë/javë/muaj…)?
Është ende e rëndësishme të diskutoni mbi pritshmëritë tuaja seksuale. Sa shumë seks do dëshironit të bënit? Disa çifteve u pëlqen të bëjnë seks një herë në javë, ndërkohë ka të tjerë që duan ta bëjnë më shumë se një herë në ditë. Në fakt, ska fare rëndësi sa shpesh bëni seks – për aq kohë sa ju mbeteni të kënaqur me njëri tjetrin.
Flisni për dëshirat tuaja të fshehta, fantazitë që keni dhe gjërat që doni të provoni:
- Çfarë doni të provoni?
- Deri në ç’pikë jeni të gatshëm të arrini?
Nëse njëri prej jush dëshiron të praktikoje stilin e misionarit gjithë jetën, ndërkohë që tjetri fantazon për eksperienca të çmendura, diferencat në jetën tuaj seksuale mund të jenë shumë të mëdha.
Pyetja #5: Si do t’i ndajmë punët e shtëpisë?
Një tjetër pytje që mund të duket qesharake kur ndiheni të dashuruar marrëzisht – por shumë shpejt do të bëhet jetësore. Magjia zhduket me kalimin e kohës dhe juve ju duhet të përballeni me realitetin-i cili është i mbushur me pjata të palara, dysheme të ndotur dhe me plehra që duhen hedhur.
Asgjë nuk do të kryhet vetë
Nëse keni bashkëjetuar para martesës,ju i keni zgjidhur me shumë mundësi këto çështje, por nëse ju sapo keni nisur të jetoni bashkë, kjo është një pikë tepër e rëndësishme diskutimi para-martesor. Vihet re një numër gjithnjë në rritje i të rinjve, në veçanti i meshkujve, që janë tërësisht të pamësuar për të bërë punët e shtëpisë – kanë qënë mamatë e tyre që i kanë bërë gjitthmonë ato, ndaj atyre u duket se gjërat kryhen dhe shkojnë vetë në vend.
Punët e burrit dhe të gruas?
Duke qënë se gjërat fatkeqësisht nuk kryhen vetë, përpiquni të bini dakort që në fillim për detyrat që do kryejë secili. Nuk është e këshillueshme të ndahen punët e shtëpisë në punë të gruas apo të burrit- nëse ju vendoseni në një apartament së bashku, nuk do të ketë shumë “punë” burri për të bërë,përveç ndërrimit në ndonjë rast të llambave të ndriçimit.