Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

6 përfitimet për shëndetin e këmbëve nga veshja e këpucëve funksionale

Kohë më pare, këpucët ortopedike nuk kanë qenë më këpucët më të bukura që mund të vishnim. Edhe pse të vetëdijshëm për funksionet dhe benefitet që këto këpucë, asnjë nga ne nuk kemi zgjedhur të veshim këpucë funksionale me benefite për shëndetin tone. Tashmë, në tregun tone ka këpucë në trend me modën që poashtu janë edhe funksionale dhe ortopedike në rradhë të pare. Kështuqë, nuk ka asnjë arsyetim që të mos zgjedhni këpucë që janë të duhurat për shëndetin e këmbëve tuaja.

Përfitimet për shëndetin e këmbëve:

 

1. Këpucët ortopedike sigurojnë mbështetjen e duhur për këmbët tuaja

Jo vetëm që janë dizajnuar për t’u përshtatur me harkun e hapit gjatë ecjes, por këpucët funksionale sigurojnë mbështetje në pjesën e thembrës dhe ndihmojnë në shpërndarjen e peshës trupore në mënyrë të barabartë. Pa mbështetjen e duhur, dhimbjet dhe irritimet e lëkurës së këmbëve do të jenë prezente në cdo sezonë të vitit.  

2. Dhimbjet do të reduktohen me përdorimin e këpucëve ortopedike

Një njeri mesatarisht për një ditë ec 5.000 deri në 10.000 hapa në ditë. Imagjinoni se sa shumë dëmtime shkaktojnë këpucët me mbështetje të dobët për këmbët tuaja cdo ditë. Këpucët funksionale janë të krijuara me hapësirë më të madhe tek pjesa e gishtave, në këtë mënyrë sigurojnë lëvizje të lirshme të gishtave. Ndalojnë këmbët tuaja nga fërkimi me pjesën e brendshme të këpucës, dhe nuk kanë taka të pa përshtatshme që shtyjnë këmbët përpara pozitave jo të rehatshme.  

3. Këpucët funksionale inkurajojnë qarkullim më të mire të gjakut

Nëse vuani nga dhimbjet nervore diabetike, këpucët ortopedike mund të jenë shoku juaj më i mire. Është shumë e rëndësishme për ata që vuajnë nga diabeti të veshin këpucë me mbështetjen e duhur harkore.    

4. Problemet e shëndetit të këmbëve mund të ndalohen

Për shkak të teknologjisë se si janë të ndërtuara, këpucët funksionale sigurojnë hark natyral gjatë ecjes duke mos shkaktuar presion dhe probleme gjatë ecjes. Shkaku kryesor i problemeve të shëndetit të këmbëve është veshja e këpucëve jo adekuate.    

5. Këpucët ortopedike stabilizojnë dhe drejtojnë trupin gjatë ecjes

Problemet e ndryshme të lëkurës së këmbëve si kërpurdhat, lythet, fluskat etj, bashk me gungat që shkaktojnë këpucët e rrafshat të zakonshme, shtyjnë trupin të qëndroj jo drejt për shkak të presionit në këmbë.  

6. Këpucët ortopedike janë thjeshtë të duhurat edhe për ata që nuk kanë probleme shëndetsore

Askush nuk duhet të bëjë kompromis me shëndetin! Cka duhet të bërë është t’i sigurojmë vetes rehati, dhe meqë mund të zgjedhim këpucë funksionale dhe të bukura-atëherë nuk ka arsyetim-merrni një hap para dhe kujdesuni për këmbët tuaja sepse ato janë baza e trupit tone.  

 

Çka duhet të bëni tash?

  Gjeni këpucët të cilat ju ofrojnë këto benefite dhe siguroni që qëndrimi në këmbë dhe cdo ditë e zakonshme të jetë super e rehatshme për këmbët tuaja.