Bëni LËNGUN SHËRUES: Shkrin kilogramët shumë shpejt, por është i mirë edhe për SËMUNDJET
Nëse dëshironi të humbni peshë, kemi recetën për ju. Veç kësaj, kjo pije ndihmon edhe të sëmurët nga diabeti.
Për këtë lëng shërues nevojiten:
– 0,5 kg dëllinjë (bathëz), – 3 litra ujë, – 1 limon.
Përgatitja:
Dëllinjën qiteni në kavanozin e qelqtë prej tri litrave dhe mbusheni me ujë pothuajse deri në grykë.
Shtoni lëngun e një limoni dhe lëreni të qëndrojë disa ditë.
Lëngu është i gatshëm për ta pirë kur bathëzat e dëllinjës fillojnë të pluskojnë.
Kur të gjitha bathëzat e dëllinjës të bien në fund, duhet t’i zëvendësoni me të reja.
Pihet tri herë në ditë nga një filxhan (2,5 dl). Një gotë pini në mëngjes në lukth të zbrazët, ndërkaq dy të tjerat në intervale të barabarta kohore gjatë ditës.
Për shkak të limonit i cili i shtohet lëngut nuk është e nevojshme të ëmbëlsohet, sepse edhe si i paëmbëlsuar ka shije shumë të këndshme.
Nëse pihet në sasi të pakufizuara (në vend të ujit), jashtë këtyre porosive, lëngu apo çaji nga dëllinjat mund të ndikojnë edhe në zvogëlimin e peshës trupore. /