Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

Leximi nga shuplaka e dorës rrënjët e veta i ka që nga e kaluara e lashtë. Pavarësisht asaj nëse besoni apo jo në atë se çka ju flet dora, leximi nga vijat e dorës para së gjithash është pjesë e kureshtjes dhe argëtimit të cilat i kanë adhuruar edhe paraardhësit tanë. Leximi nga shuplaka e dorës rrënjët e veta i ka që nga e kaluara e lashtë. Pavarësisht asaj nëse besoni apo jo në atë se çka ju flet dora, leximi nga vijat e dorës para së gjithash është pjesë e kureshtjes dhe argëtimit të cilat i kanë adhuruar edhe paraardhësit tanë.

  Leximi nga shuplaka e dorës rrënjët e veta i ka që nga e kaluara e lashtë.  Pavarësisht asaj nëse besoni apo jo në atë se çka ju flet dora, leximi  nga vijat e dorës para së gjithash është pjesë e kureshtjes dhe argëtimit të cilat i kanë adhuruar edhe paraardhësit tanë.    Shuplaka juaj e dorës ka tri vija kryesore. E dashurisë është në maje të shuplakës, vija e kokës në mes të shuplakës, ndërsa vija e jetës në fund të shuplakës. Me kalimin e jetës edhe vijat mund të ndryshojnë së bashku me personalitetin, qëndrimet dhe përvojat tuaja.    Pra, jeta është ajo që përcakton pamjen e shuplakës, ndërsa nuk është shuplaka ajo që përcakton jetën tuaj. Për shembull, përvoja traumatike mund të krijojë ndërprerje të lehtë të vijës së kokës. Leximi i shuplakës së dorës nuk është parashikim. Po ashtu nuk do t’ju tregojë se çfarë do të ndodhë, por vetëm do t’ju përkujtojë për diçka që tashmë ka ndodhur.        Vija e dashurisë   Vija juaj e dashurisë ka të bëjë me të gjitha emocionet dhe situatat që janë të lidhura me dashurinë. Është e vendosur mbi vijën e kokës dhe jetës, saktësisht nën gishta.    Nëse vija fillon menjëherë nën gishtin tregues, atëherë jeni të kënaqur me jetën tuaj të dashurisë.    Nëse fillon nën gishtin e mesëm, tregon egoizëm dhe materializëm kur bëhet fjalë për dashurinë.    Nëse vija është e drejtë dhe e shkurtër, keni dëshirë të lartë seksuale dhe nuk jeni shumë romantik.   Nëse vija fillon menjëherë në mes gishtit tregues dhe të mesëm, do të thotë që zemrën tuaj e jepni shumë lehtë.    Nëse vija lëshohet teposhtë, do të thotë që e keni zemrën të thyer.    Nëse vija është e gjatë dhe e lakuar, do të thotë që i shfaqni lehtë emocionet tuaja.    Vija e cila është paralele me vijën e kokës zbulon personin që përballet mirë me emocionet e veta.    Nëse vija juaj është e valëzuar, jeni dashnor i mirë, por ju mungojnë lidhjet serioze.    Rrethi në vijën tuaj ka të bëjë me periudhën e depresionit në jetën tuaj.   Vijat e vogla apo të imta që shtrihen mbi vijën e dashurisë janë shenjë e fatit dhe lumturisë, ndërsa vijat që shtrihen nën vijën e dashurisë janë shenjë e zhgënjimit.        Vija e kokës   Kjo vijë nuk tregon se sa jeni të zgjuar, por mënyrën tuaj të të menduarit. Ajo tregon për besimet tuaja, moralin dhe qëndrimin e përgjithshëm ndaj jetës. Vijat e kokës fillojmë menjëherë nën vijën e jetës.    Vija e shkurtër e kokës zbulon që dëshironi të punoni për arritjen e qëllimeve fizike, dhe jo mentale.    Vija e lakuar, respektivisht e lëshuar tregon kreativitet.   Nëse vijat e kokës dhe të jetës janë tërësisht të ndara, do të thotë që shijoni aventurat dhe keni entuziazëm të madh jetësor.    Vija e valëzuar tregon që nuk mund ta mbani shumë vëmendjen dhe që nuk kënaqeni edhe aq shumë në mendimet e thella.    Nëse keni vijë të thellë e cila shtrihet horizontalisht nëpër shuplakë, do të thotë që jeni të fokusuar dhe që keni mendime të qarta.    Nëse keni rrathë ose kryq në vijën e kokës, do të thotë që keni kaluar nëpër krizë emocionale.    Vija e ndërprerë e kokës do të thotë që nuk jeni konsistent në mënyrën e të menduarit dhe që ndoshta keni pasur thyerje apo krizë nervore.    Vijat që kalojnë vijat e kokës tregojnë vendimet e rëndësishme në jetën tuaj.        Vija e jetës   Ajo fillon në fund të shuplakës, në mes gishtit tregues dhe gishtit të madh. Shtrihet kah fundi i shuplakës. Është e vendosur nën vijat e zemrës dhe të kokës dhe shpjegon kualitetin e jetës suaj.    Vija e cila kalon pranë gishtit të madh tregon që shpesh jeni të lodhur.    Nëse vija është gjarpërore apo e lakuar, do të thotë që keni shumë energji.    Vija e gjatë dhe e thellë do të thotë që do të keni jetë të gjatë, të shëndetshme dhe vitale.    Nëse vija është e shkurtër dhe e cekët do të thotë që dikush tjetër drejton jetën tuaj.    Nëse vija është e drejtë dhe është pranë skajit të shuplakës, jeni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për raportet ndërnjerëzore.    Nëse keni dy apo tri vija të jetës në shuplakë, do të thotë që jeni pozitiv dhe vital.   Nëse vija shkon në gjysmërreth, keni forcë dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.    Leximi nga shuplaka mund të jetë argëtim jashtëzakonisht zbavitës me miqtë. Është e parëndësishme nëse e merrni atë seriozisht apo thjesht jeni kureshtar. Shikoni shuplakën dhe kuptoni se çfarë flet për ju. Apo shikoni shuplakët e miqve tuaj për të parë se cilat janë historitë e tyre.