1. E kaltra mbretërore
Keni gjasë për ndryshime në karrierë, shkollë apo në fusha tjera të biznesit apo të arsimimit. Vetëm keni besim në veten!
2. Ngjyra e mimozës
Është e mundshme ta ndërroni adresën e banimit, madje edhe shpërngulja në një qytet tjetër.
3. E tirkiztë
Vitin para jush do ta shënojnë udhëtime të shumta, në të cilat do të kënaqeni pamasë.
4. Rozë
Në dashuri ju lulëzojnë trëndafilat. Po të jeni vetëm, këtë vit do të mund të gjendeni në një lidhje të mrekullueshme të dashurisë.
5. E kuqja
Ndoshta është koha të mendoni për zgjerimin e dijes në fushat të cilat ju interesojnë dhe në harmoni me këtë të regjistroni një kurs të gjuhës apo diçka tjetër. Kjo do t’ju gëzojë pa masë.
6. E gjelbra
Gjendja financiare mund t’ju përmirësohet dukshëm. Me fjalë të tjera, prindërit mund t’ua “trashin” paratë e tashme të xhepit.
7. Ngjyra e livandës
Është koha ideale për ta forcuar aktivitetin tuaj fizik. Grahni më shpesh biçikletës apo shkoni në palestër. Do të dukeni më mirë se kurrë më parë, po edhe do të ndjeheni shkëlqyeshëm!
8. Ngjyra e bakrit
Në fillim të vitit të ardhshëm do të mund të vendosni që në jetën tuaj të bëni disa ndryshime, ndërsa në realizimin e tyre do të jeni jashtëzakonisht i suksesshëm.
9. E kaltra
Nga ky vit do ta vëni veten në vend të parë. Ndoshta në fillim do të brengoseni se për këtë jeni egoist, por do ta kuptoni se ky është vendim i mirë.