Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Diabeti, shkaktar i krijimit të dhjamit në mëlçi

Specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës.

Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi

Ata në lidhje me faktorët e krijimit të dhjamit në mëlçi duke theksuar se mbipesha vetëm mund të ndikoj në krijimin e tij, besojnë se, diabeti, është një nga faktorët kryesor të njohur për krijimin e dhjamit në mëlçi.   Sa më e gjatë të jetë periudha e diabetit ose sa më i pakët të jetë kurimi i tij aq më i madh është rreziku i krijimit të dhjamit në mëlçi.   Specialistët e ushqimit kanë deklaruar se gjimnastika dhe rënia nga pesha është metoda më e mirë për eliminimin e dhjamit në mëlçi.   Po ashtu përdorimi i ilaçeve për uljen e sheqerit në gjak në sëmundjen e diabetit si dhe ilaçeve për uljen e LDL-së në kolesterol krahas gjimnastikës dhe rënies së peshës janë nga metodat e tjera që këshillohen për eliminimin e dhjamit të mëlçisë