Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Dieta e shtatë ditëve

Me siguri jeni munduar shumë herë për të humbur peshë dhe nuk ja keni dal. Ne po ju prezentojmë dietën me të cilën për 7 ditë humbni 5 kg. Mësoni detajet brenda artikullit. 

Për 7 ditë humbisni 5kg

Përbërësit e supës magjike, për humbje në peshë:

  • 6 karota
  • 6 qepë të mëdha
  • 1 kuti salce domatesh kokërr - 1 kg
  • 1 lakër e vogël ose, në mungesë një lulelakër
  • 2 kuti bishtaja ose bizele
  • 2 speca jeshilë
  • 1 tufë selino, në mungesë - majdanoz

Pritni perimet në copa të vogla dhe vendosni në një tenxhere të madhe. Mbulojini me ujë dhe ziejini për 10 minuta, pastaj uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë derisa të zbuten perimet (rreth 20 min). Ndërkohë që zien uji, zëvendësoni dy filxhanë uji me lëng mishi ose pule, apo nëse preferoni, dado supe. Këtë supë mund ta hani sa here të keni uri. Mund ta hani sa herë të doni, sepse me të nuk shton kalori. Sa më tepër ha, aq me shumë humbë në peshe. Trupi humbë më shume kalori për ta tretur këtë supë, në krahasim me kaloritë që përmban vetë supa. Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni bukë, alkool apo pije te gazuara.

Dita e parë

Merrni vetëm supë (sa te doni) dhe fruta përveç bananes (pjepri, shalqiri, kanë më pak kalori se të gjitha frutat e tjera). Mund të pini çaj ose kafe pa sheqer. Ujë sipas dëshirës.

Dita e dytë

Vetëm perime. Hani derisa te ngopeni perime të pa-gatuara. Përpiquni të hani sa më shumë perime me gjethe jeshile, por qëndroni larg nga bishtajat, bizelet dhe misrat. Pini sa më shume supë që të mundeni. Në darkë, hani një patate të madhe, të pjekur në furrë me një lugë të vogël vaj. Mos hani fruta.

Dita e tretë

Pini supë, si dhe hani fruta dhe perime sa të doni. Mos hani patate. Nëse keni ngrënë sipas udhëzimeve dhe nuk e keni thyer dietën, do të shihni që keni humbur 2-3 kg.

Dita e katërt

Banane dhe qumësht krejtësisht pa yndyrë. Hani 3 banane dhe pini qumësht pa yndyrë sa të doni gjatë gjithë ditës dhe padyshim, pini supë. Banania dhe qumështi pa yndyrë kanë një sasi të madhe kalorish, por gjatë këtyre ditëve keni nevoje për kalium, karbohidrate, proteina për ta zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira.

Dita e pestë

Mish dhe domate. Mund të hani 300-400 g mish (në skarë) dhe 6 domate. Përpiquni të pini të paktën 6 gota ujë, për të eliminuar acidin urik nga trupi juaj. Merrni supë të paktën një herë.

Dita e gjashtë

Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa të doni. Mund të hani 2 deri në 3 biftekë me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Pini supë të paktën një herë.

Dita e shtatë

Oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të hani sa herë të doni. Pini supë sa më shumë që të keni mundësi. Në fund të shtatë ditëve, nëse nuk i keni thyer rregullat e dietës, do të keni humbur 5-7 kg. Nëse keni humbur më shumë se 7 kg, ndërpriteni dietën 2 ditë, para se ta rifilloni nga dita e parë. Kjo diete 7 ditore mund të zbatohet sa herë te doni. Nëse e zbatoni në mënyrë korrekte, do ta pastroni trupin tuaj nga papastërtitë dhe do t`ju japë një ndjenjë mirëqenieje dhe lehtësie që nuk e keni pasur më pare. Vetëm pas 7 dite diete, do të filloni të ndjeni një bollëk energjie. Kjo është një dietë e shpejte dhe djeg dhjamërat. Sekreti i dietës është se ajo djeg më shumë kalori nga ato që merr. Kjo dietë është përdorur tek të sëmurët nga zemra me mbipeshë, për t’ua mundësuar që të humbasin peshë shpejt, para ndërhyrjeve kirurgjike.