Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Filloni vjeshtën me pamje të re

Vera e gjatë dhe shumë e nxehtë tanimë ka ikur dhe tani jemi në një stinë pakëz më të qetë. Por, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që Vjeshta është e mërzitshme, përkundrazi! Kjo është sezona e ngjyrave, poashtu koha e freskimit të dollapit tuaj me tesha të reja. A keni menduar ta ndërroni pamjen qe një kohë tani? Gjethet kanë ndërruar ngjyrat, pse jo edhe ju?

Bëni një ndryshim dhe ndihuni mirë për vetën tuaj

Vera e gjatë dhe shumë e nxehtë tanimë ka ikur dhe tani jemi në një stinë pakëz më të qetë. Por, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që vjeshta është e mërzitshme, përkundrazi! Kjo është sezona e ngjyrave, poashtu koha e freskimit të dollapit tuaj me tesha të reja. A keni menduar ta ndërroni pamjen qe një kohë tani? Gjethet kanë ndërruar ngjyrat, pse jo edhe ju?

 

Krijoni formën e përkryer të vetullave

A jeni pak përtace kur vjen puna tek vetullat? Nuk jeni veç ju, formësimi i vetullave nganjëherë mund të jetë lëndues, ndërsa nganjëherë rezultati i fundit del edhe më keq se që ishin më pare. Por heqja profesionale e vetullave me të vërtetë ndryshon pamjen tuaj të fytyrës, për të mirë!

Forma e vetullave që përshtatet me formën e fytyrës tuaj ju ndihmon të krijoni një pamje shumë atraktive, kështuqë ndaluni nga një salon bukurie, ose thuani një shoqes e cila di shumë mirë dhe kënaquni me dukjen tuaj të re dhe freskuese.

 

Impresiononi të gjithë me dhëmbë më të bardhë

Kafeja, çaji, vera e kuqe dhe ndonje cigare e rastit -  të gjitha këto janë fajtorë që dhëmbët tuaj janë duke u bërë më të verdhë dhe për cdo ditë më pak të bardhë. Disa nga ne pa kontribuar asgjë, nëna natyrë na ka dhuruar dhëmbë të verdhë. 

Dhëmbët më të bardhë do ta rifreskojnë pamjen tuaj, dhe do të ju dhurojnë një dukje shume më tërheqëse. Ju mund ti zbardhni dhëmbët në rehatinë e shtëpisë tuaj, duke përdorur një pastë dhëmbësh mezbardhues, ose nese dëshironi rezultat më të dukshëm dhe afatgjatë kërkoni ndihmën e dentistit.

 

Preni floktë e shkurtëra

Flokët e gjata ende asociohen me dukje rinore – ishte stili i flokëve që e kishim në çerdhe. Por me kalimin e kohës, ne e mbërrijmë një pike në jetë që floktë e gjata na bëjnë të dukemi më të vjetra, ndërsa një stil i flokëve më të shkurtëra na jep një dukje rinore dhe lozonjare.

Flokët e gjatësisë së shkurtër ose të mesme me forme të lloj-llojshme janë shumë në trend këtë vit. Përveç kësaj janë shumë më të lehta për ti larë, për ti lyer, për ti tharë dhe krejt këto ju i bëni për një kohë shumë më të shkurtër, gjë që nënkupton që ju do të keni më shumë kohë për aktivitete tjera kënaqësie.

 

Freskojeni ngjyrën e flokëve

Koha në diell në ditët e nxehta të verës është dicka që nuk mund ta shmangni, por dielli i tepërt i bën flokët tuaja të duken të zbehta dhe jo terheqëse. Ndoshta tani është koha që ju ta freskoni ngjyrën e flokëve tuaja dhe të filloni sezonën e re me ngjyra të reja që do të sigurojnë që ju do të jeni në qendër të vëmendjes.

Nese ngjyrosja e flokëve dhe rrënjëve është dicka që ju nuk dëshironi të bëni me flokët tuaja, ju gjithnjë mund ta konsideroni shatirin e vetëm disa fijeve të flokëve që ta theksoni bukurinë e flokëve tuaj. Shatiri i pjesshëm është një mënyrë e mire për ta ndriquar pamjen tuaj dhe nuk ju dëmton flokët tuaja pasi që nuk i lyeni rrënjët.

 

Zbuloni një shtresë të re të lëkurës

Lëkura juaj ka qenë shumë e zënë këtë verë – dielli, uji me kripë, rëra, djersa, kremi i diellit... Pak vrazhdë apo jo? Një piling i thjeshtë është mjaftueshëm për ta zbuluar një shtresë të re të lëkurës, dhe bukfalisht të shkëlqeni në vjeshtë. Ju mund të bëni piling në rehatinë e shtëpisë suaj, duke përdorur produkte shtëpiake siq është kripa e trashë. Mirëpo nese ju nevojitet një qasje më inovative mund të vizitoni një salon bukurie, ku do të transformojnë pamjen e lëkurës tuaj.

 

Rrezituni pak

A keni qëndruar larg rrezeve të diellit tërë verën? Kjo, normal është një vendim shume i menqur dhe i shëndetshëm – por  dobësia e kësaj është qu ju dukeni të zbehura dhe të bardha. Rrezet e dëmshme të diellin nuk janë mënyra e vetme për tu rrezitur. Ka disa mënyra më të lehta për tu dukur e puthur prej diellit.

Nese dëshironi ta fitoni pamjen “unë sa jam kthyer prej pushimeve verore” thjeshtë përdorni një kremë rrezitëse që do të ju bëjë ditët e para të Vjeshtës shumë më atraktive. Gjejeni 1 firmë kualitative, përcillni udhëzimet – dhe shijoni pamjen tuaj të re.  

 

Zbuloni rregullin “më pak është më shumë”

Grimi është një mënyrë e shkëlqyeshëm për ti mbuluar papërsosuritë, theksuar përparësitë, dhe për ta krijuar një dukje krejtësisht të re – por vetëm nëse nuk e teproni! Një shtresë e trashë e shminkave, shume grim tek sytë, buzët, nuk është aspak atraktive dhe larg dukjes perfekte, por mund të ju japë një shancë tek cirku më i afërt.

Zgjedheni grimin me kujdes dhe përdoreni pak. Dukja natyrale është mënyra më e mirë, kështuqë përdorni mjaft grim sa për ti fshehur shenjat e vegjla, dhe për ti theksuar pjesët e mira dhe lejoni bukurinë tuaj natyrale të shkëlqejë.

 

Provojeni një parfum të ri

Edhe pse parfumi nuk ndikon se si dukeni, ai ndikon në paraqitjen tuaj. Një aromë e re tërheqëse do të ju bëjë të dukeni seksi dhe do të impresionojë të gjithë rreth teje.

Kur përdorni parfum të ri, ju duhet ta përdorni matur, askujt nuk i pëlqen të ketë hundët e mbushura me parfumin e tjetërkujt. Një aromë që vërehet mirepo nuk të pengon me intensitet është ajo cfarë ju dëshironi.