Gjashtë gabimet e zakonshme që dëmtojnë lëkurën
Qëllon që me një pjesë të tyre te jemi në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa nuk e dimë që na dëmtojnë lëkurën. Dhe ju i bëni çdo ditë!
Ndaj me poshtë është një listë, të cilën jua këshillojmë që ta shikoni. Prekja e fytyrës me duar Duart tuaja prekin sipërfaqe të shumta të papastra gjatë ditës dhe duke prekur fytyrën, ju i transferoni direkt bakteret në lëkurë. Përdorimi i furçave të papastra Papastërtitë që gjenden në furçat e makeup-it shkojnë direkt në fytyrën tuaj dhe mund të shkaktojnë inflamacione dhe infeksione. Dushet e nxehta Uji i nxehtë largon yndyrën natyrale të lëkurës duke e lënë atë më të thatë se ç’duhet. Ekspertët sugjerojnë që menjëherë pas dushit të apilikoni krem hidratant. Moslarja e shpeshtë e këllëfit të jastëkut Fytyra juaj qëndron për orë të tëra në atë sipërfaqe dhe papastërtitë dhe yndyra do të shkaktojnë akne nëse nuk e lani shpesh. Eksfolimi i tepërt Përdorimi i tepërt i scrub-eve ose peeling dëmton shtresën sipërfaqësore të lëkurës duke e lënë atë të pambrojtur nga bakteret dhe infeksionet. Anashkalimi i dushit pas stërvitjes Djersa, yndyra dhe bakteret që ndodhen në lëkurë, nëse nuk lahen sa më shpejt, vendosen në pore për të krijuar akne.