- Ndjenja e rrëzimit:
Gjithashtu është i njohur si problem hipnagogjik dhe ndjenja e rënies apo përkeqësimit zakonisht ndodh vetëm kur zhyteni thellë në gjumë. Në përgjithësi, përderisa ëndërrojmë, trupi paralizohet tërësisht, por mund të ndodhë që të fillohet të ëndërrimi para se të kalohet në fazën e ngurtësisë. Gjatë problemit hipnagogjik mund të ndjeheni se jeni duke rënë nga një shkëmb, poshtë shkallëve, nga qielli, ose në ndonjë mënyrë tjetër. Edhe pse studiuesit në mbarë botën nuk janë ende në gjendje për të konfirmuar se cila është arsyeja pse te shumica e njerëzve shfaqet pikërisht ndjenja e rënies, ata konkludojnë se kjo shpesh ndodh kur një person është i lodhur dhe i rraskapitur.
- Paraliza e gjumit:
Ky fenomen është shumë i frikshëm, sidomos për njerëzit që kanë pasur përvoja të ngjashme. Në fakt, filloni të zgjoheni normalisht në mëngjes dhe pastaj e kuptoni se nuk mund të lëvizni asnjë muskul dhe të flisni fare. Kjo gjendje mund të zgjasë për disa sekonda, por mund të zgjasë edhe për disa minuta. Ata që e kanë përjetuar thonë se kjo është një përvojë shumë e frikshme. Në thelb, kjo ndodh kur truri zgjohet më herët, para se paraliza, e cila është normale gjatë gjumit, të zhduket. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, shumë njerëz thonë se në ato momente, nuk mund të marrin frymë, sepse të gjithë muskujt që kontrollojnë frymëmarrjen, me përjashtim të diafragmës, janë në gjendje të paralizuar.
- Somnambulizmi:
Shumica e gjërave që mund t’ju ndodhin në gjumin tuaj janë krejtësisht të padëmshme, por jo edhe somnambulizmi. Ecja nëpër gjumë mund të jetë mjaft e rrezikshme, për shkak të faktit se mund të dilet nga shtëpia dhe madje edhe për t’u ulur para timonit. Kur kaloni në këtë gjendje, do të thotë se trupi juaj është zgjuar vetëm sa për të qenë në gjendje për të lëvizur, por mendja është ende në gjumë dhe kjo është arsyeja pse ndoshta nuk e mbani mend ecjen gjatë natës.
Edhe pse somnambulizmi në vetvete nuk është diçka e pazakontë ose e rrezikshme, është e rëndësishme të dini se në ato momente mund të përballeni me incidente të ndryshme. Sidomos në qoftë se merrni ndonjë ilaç për gjumë. Nëse keni përjetuar gjëra të tilla gjatë natës, është mirë që të konsultoheni me mjekun.
- Të folurit në gjumë:
Sipas akademisë amerikane të mjekësisë në lidhje me gjumin, rreth pesë për qind e meshkujve të rritur flasin në gjumë. Këto sesione të të folurit në jastëk zgjasin mesatarisht rreth 30 sekonda. Deri te kjo ndodh më shpesh në orën e parë ose dytë të gjumit, kur trupi hyn thellë në fazat e gjumit, por ende ka mjaft forcë në muskuj për të prodhuar tinguj apo lëvizje që shoqërojnë gjumin. Sigurisht, kjo nuk është e rrezikshme, nëse nuk keni frikë se mund të tregoni në gjumë ndonjë sekret të ruajtur mirë nga ju.
- Përsëritja e ëndrrave:
Ndoshta ju ndodh që të shihni disa herë të njëjtën ëndërr. Kjo nuk është e pazakontë, shumë njerëzve iu ndodh ashtu. Mjekët shpjegojnë se zakonisht kjo ka të bëje me ndonjë problem psikologjik që nuk kemi mundur ta zgjidhim vetë. Ëndërrimi është mënyra ku truri përpunon disa informacione para se t’i ruaj ato si një lloj i përkujtimit.
- Seksi në ëndërr:
Nëse ju ndodh ndonjëherë që të zgjoheni në mes të aktit, ta dini se nuk jeni i vetmi. Në një studim të kryer në 800 pacientë në qendrën me çrregullime të gjumit në Toronto, rreth tetë për qind e tyre pranuan se kishin marrëdhënie seksuale në gjumë. Në fakt, ky fenomen, i cili është quajtur “seksomania”, do të thotë se personi i cili fle, inicion marrëdhënie seksuale me një partner. Ky fenomen është shumë i ngjashëm me somnambulizmin kurse mekanizmi është i njëjtë, trupi është i zgjuar, por mendja nuk është. Shumë njerëz zgjohen në mes të aktit dhe shumica nuk mbajnë mend asgjë, ose vetëm një pjesë të vogël. Ekspertët përmendin si arsyet e mundshme mund të jenë ëndrrat me përmbajtje seksi, ose dëshira e madhe për seks para se të shkoni për të fjetur.
Këshilla 1: Ecja nëpër gjumë mund të jetë mjaft e rrezikshme, për shkak të faktit se mund të dilet nga shtëpia dhe madje edhe për t’u ulur para timonit
Këshilla 2: Në një studim të kryer në 800 pacientë në qendrën me çrregullime të gjumit në Toronto, rreth tetë për qind e tyre pranuan se kishin marrëdhënie seksuale në gjumë