Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Ilaçi më i mirë natyral kundër kollit – përgatitet lehtë dhe vepron menjëherë

Të gjithë ne kemi ose do të kemi probleme me kollin dhe gripin, e veçanërisht gjatë stinës së dimrit, gjë që mund të jetë tejet e bezdisshme. Mirëpo, përveç që është e bezdisshme, nëse nuk trajtohet siç duhet dhe me kohë, kolli dhe gripi mund të shndërrohet në një sëmundje të rrezikshme.

Të gjithë ne kemi ose do të kemi probleme me kollin dhe gripin, e veçanërisht gjatë stinës së dimrit, gjë që mund të jetë tejet e bezdisshme.

Mirëpo, përveç që është e bezdisshme, nëse nuk trajtohet siç duhet dhe me kohë, kolli dhe gripi mund të shndërrohet në një sëmundje të rrezikshme.

Është e rëndësishme që gjatë kësaj faze të mos përdorni pilula dhe shurupe të ndryshme, sepse mund të shkaktojnë efekte të ndryshme anësore. Në këtë artikull do të mësoni se si ta përgatitni një ilaç shtëpiak kundër kollit.

Pjesa më e mirë e këtij ilaçi është se përgatitet lehtë dhe merr shumë pak kohë.

Përbërësit:

– Pesë gota ujë

– Gjashtë gjethe dafine

– Një limon

– Gjashtë lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe

Merrni një tas, mbusheni me ujë dhe lëreni ashtu derisa të fillon të vlojë. Pastaj, shtojani gjethet e dafinës në ujë dhe lërini ashtu për gjashtë deri në 10 minuta. Pas kësaj, largojeni produktin nga i nxehti, hiqni gjethet dhe lëngun e mbetur vendoseni në një tas xhami.

Shtojani sheqerin dhe shtrydheni një limon.

Përzini të gjithë përbërësit derisa të shpërndahet i gjithë sheqeri.

Sigurohuni që të konsumoni një lugë gjelle të këtij ilaçi tri herë në ditë. Ilaçin duhet ta mbani në frigorifer dhe mund të konsumohet i nxehtë apo i ftohtë.