Shikoni më poshtë se kush janë erëzat që duhet t’i shtoni në “smoothie”:
1.Borzilok
Do i shtojë shijen “smoothie”-t jeshil dhe do ju forcojë veshkat. Veshkat luajnë një rol shumë të madh në eliminimin e toksinave nga gjaku. Më e bukura është që borziloku mund të rritet shumë kollaj në oborrin e shtëpisë suaj ose në kuzhinën tuaj.
2.Mente
Mentja ju ndihmon në qetësimin e stomakut kur keni probleme me tretjen. Nëse keni fryrje dhe kapsllëk, mentja është ajo që ju duhet në “smoothie”-n tuaj.
3.Majdanoz
Majdanozi e freskon “smoothie”-n me shijen e tij të këndshme dhe është shumë i mirë për detoksifikimin e trupit. Parandalon krijimin e toksinave në veshkë e mëlçi, si dhe ndihmon në nxjerrjen e tyre.
4. Xhenxhefil
Mjafton një lugë çaji me xhenxhefil të grirë. Ndihmon kur keni marrje mendsh, të vjella, gazra dhe inflamacion. Ju rekomandojmë të përdorni xhenxhefil të freskët.
5. Kanellë
Është shumë e mirë për imunitetin dhe përmban kalcium e hekur. Aroma e saj e këndshme do të ketë një efekt shumë të mirë për trurin.
6.Piper i kuq
Piperi i kuq është shumë i fuqishëm dhe e bën pikant “smoothie”-n tuaj jeshil, kështu që përdoreni me pakicë. Ndihmon në qarkullimin e gjakut, matabolizëm dhe ndalon oreksin.