Gjumi ju bën më të bukur. Një gjë të tillë e ka vërtetuar një studim i fundit, të cilin e kanë kryer disa studiues suedezë.
Sipas këtij studimi, sa më të shumë që flini, aq më të shëndetshëm dhe të bukur do të jeni.
Studiuesit kanë analizuar gjumin e disa njerëzve nga 18 deri 31 vjeç, duke i fotografuar.
Fillimisht ata që ishin përfshirë në studim, kishin gjumë vetëm 5 orë, për të vazhduar pastaj me ata që flinin 8 orë.
Shenjat e lodhjes ishin më të dukshme tek ata që kishin bërë vetëm 5 orë gjumë. Më tërheqësit rezultuan ata që kishin bërë gjumë më të gjatë.