Në momente të caktuara, të gjithë shpërthejmë nga inati dhe si reagon njëri s’reagon një tjetër. Nëse dikush thyen të gjitha pjatat, por për 5 minuta qetësohet, ka dhe nga ata që nuk i kupton kur mërziten e nuk të flasin për një muaj. Nuk na takon neve të themi cila situatë është me e mirë, por ajo që dimë është se si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit.
Dashi mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t’I përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt.
Demi e ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset.
Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur.
Gaforret mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë.
Luani do t’ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por I harrojnë shumë shpejt zënkat.
Virgjëresha nuk nxehtë lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi I urren përballjet.
Peshoret janë ruajtësit e paqes . U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lën me aq.
Akrepit I dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.
Shigjetarët nuk nxehen lehtë dhe nuk do I shihni shumë shpesh të mërzitur. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik.
Bricjapët I mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat.
Ujori I urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt.
Peshqit nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.