Ka një sekret pas asaj dridhjes së pavullnetshme të syrit
Kjo gjë na ndodh shpesh dhe për më tepër është nervozuese dhe e pakontrollueshme. Por çfarë e shkakton dhe si mund ta bëjmë të ndalojë?
Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkooli, duhani apo kafeina. Dhe në fund, është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore, shkruan Anabel. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi! Tik-u nervor i syrit është diçka jo shqetësuese, por vetëm nëse ndodh rrallë. Kur ju ndjeni që ai përsëritet për një kohë shumë të gjtaë, bëni mirë të paraqiteni tek mjeku. Mund të jetë simptomë e sëmundjes së Parkinsonit, një çregullimi nervor ose ju thjesht mund të keni nevojë për syze. Pasi të lexoni artikullin, ‘nuk do jua bëjë më syri tërr’