Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës kundër Kancerit të Gjirit

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës kundër Kancerit të Gjirit, por, për këtë problem duhet të flitet e të punohet, jo vetëm gjatë këtij muaji.Kanceri i gjirit është më i diagnostikuari te gratë, veç kancerit të mushkërive. Në çdo 8 femra është llogaritur se kanceri i gjirit mund ta prekë jetën e tyre. Gjenetika është një ndër faktorët e rrezikut që nuk mund ta ndryshojmë, mirëpo ne mund ta ndryshojmë mënyrën e jetesës që të mund ta parandalojmë kancerin e gjirit.

Edhe përkundër përparimit te diagnostikimit dhe terapisë, kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 40-50 vjet. Kanceri i gjirit është problem i rëndësishëm shëndetësor edhe i popullatës së Kosovës. Zvogëlimi i vdekshmёrisё mund tё arrihet me edukimin shëndetësor të popullsisë dhe me programin e zbulimit te hershëm të kancerit te gjirit, me ç’rast zbulohen tumoret e vegjël dhe të lokalizuar në stadin paraklinik të shërueshëm të sëmundjes.

Kontrolloni gjinjtë tuaj çdo muaj 

Duke kontrolluar gjinjtë tuaj çdo muaj, ju nuk mund të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, por kjo mund të ndihmojë për të zbuluar me kohë kancerin e gjirit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më pak agresiv është trajtimi.

Mundohuni të mbani një dietë të ulët yndyre  Një dietë e ulët yndyre, jo vetëm që e ul rrezikun e trashjes, por ajo mund të zvogëlojë edhe rrezikun e kancerit të gjirit. Ne e dimë se estrogjeni luan një rol kryesor në zhvillimin e kancerit të gjirit. Indet dhjamore përmbajnë sasi të vogla të estrogjenit dhe mund të rrisin rrezikun tuaj. Ka pasur studime kontradiktore në lidhje me konsumin e yndyrave dhe rrezikut të kancerit të gjirit, megjithatë të gjitha studimet e bëra tregojnë se trashësia luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit të gjirit.

Mos harroni ta bëni mamogramin  Ashtu sikur vetë ekzaminimi i gjirit, një mamogram nuk do të parandalojë zhvillimin e kancerit të gjirit, por kjo mund ta zbulojë! Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të ndihet një nyjë-gjëndër në gji, ndërsa mamogrami ka gjasa të zbulojë ndonjë kokërr që nuk mund të ndihet ose të preket.

Dhënia gji redukton rrezikun  Studiuesit besojnë se muajt gjatë shtatzënësisë dhe dhënia gji mund të reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

A kanë lidhje deodorantët me kancerin e gjirit?  Lidhja mes kancerit të gjirit dhe deodorantëve është studiuar shumë dhe përfundimi i përgjithshëm është se nuk ka asnjë lidhje mes tyre!

Cilat janë shanset për shërim?  Shanset për shërim varen shumë nga faza e sëmundjes në kohën e diagnostikimit. Faza e parë e kancerit të gjirit (tumor më i vogël se 2 cm pa pasur nyja limfatike) ka shkallë shërimi 95%. Kjo është arsyeja më e rëndësishme për të qenë agresiv dhe proaktiv gjatë kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, për të bërë kontroll profesional çdo vit dhe për të bërë mamografi sipas udhëzimeve më lart.