Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Speci mund të parandaloj shfaqjen e kancerit.

Ka shumë arsye për konsumimin e specit, sepse përmban mjaft substanca ushqyese dhe të shëndetshme, siç janë vitamina C, vitamina A dhe beta-karoten.

Ka shumë arsye për konsumimin e specit, sepse përmban mjaft substanca ushqyese dhe të shëndetshme, siç janë vitamina C, vitamina A dhe beta-karoten.

Përveç kësaj speci përmban pak yndyra dhe kalori dhe nuk rritet niveli i kolesterolit të keq në trup. Pasi që përmban vitamina, që përbën efekt pozitiv të mos harrojmë edhe ilaçin e shijshëm natyral për shumë sëmundje. Në vazhdim ju sjellim disa arsye pse duhet ta përfshini specin në ushqimin tuaj ditor.

Forcon metabolizmin Speci është veçanërisht efikas kur është në pyetje humbja e kilogramëve, sepse përmban shumë pak kalori (23 kaloi për filxhan). Speci po ashtu rrit metabolizmin me uljen e triglicerideve, ndihmon në djegien e kalorive dhe mbajtjen e kolesterolit në kontroll, transmeton koha.net. Speci po ashtu parandalon shumë çrregullime tretëse të cilat shkaktojnë sekretimin e lëngjeve tretëse.

Veçoritë antioksidative Radikalet e lira të pranishme në trup janë përgjegjëse për shkaktimin e dëmtimit qelizor, dëmtimin e nervave dhe damarëve të gjakut. Speci është burim i pasur i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë të fortë. Këta antioksidantë ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira në trup dhe ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të zemrës, osteoartritit, astmës bronkiale, kataraktit etj.

Parandalimi i kancerit Është vërtetuar që konsumimi i specit ofron mbrojtje të caktuar nga kanceri, nëse konsumohet si ushqim i rregullt, përcjell koha.net.

Largon dhimbjen Kapsaicina që gjendet në spec bllokon bartjen e dhimbjes nga lëkura në palcë kurrizore. Kjo në mënyrë efikase ndihmon në shërimin e nevralgjisë, dhimbjes së lidhur me herpes zosterin dhe traumën postoperative të amputacionit, duke çliruar nga dhimbjet.

Forcon imunitetin Speci është i pasur me vitaminë C dhe kjo stimulon rruazat e bardha të gjakut në luftë kundër infeksioneve. Kjo çon deri te forcimi i sistemit të imunitetit. Vitamina C dhe flavonoidet, të pranishme në spec, po ashtu parandalojnë problemet e frymëmarrjes siç janë inflamacionet e mushkërive, astma dhe frymëmarrja e rënduar