Nëse keni nevojë për vetëm një pjesë të rrobës, nuk është e domosdoshme të përdorni rrobalarësen
Për ta eliminuar erën e pakëndshme do t’ju ndihmojë vetëm një përbërës i vetëm, – dhe ai është vodka.
Është e shkëlqyeshme për eliminimin e erës së keqe, qoftë kur është fjala kur i tërë fustanin apo rrobat kanë marrë erë ushqimesh, cigaresh apo kanë erë vetëm nën sqetulla.
Qitni në një shishe me spërkatës pak vodkë, dhe spërkatni rrobat të cilat ju kanë marrë erë.
Mund ta bëni këtë edhe mbi tërë pjesën e rrobës apo vetëm në vendet strategjike, varësisht nga ajo se ku është e rëndësishme të eliminoni erën.
Lëreni të veprojë derisa të thahet. Duke u avulluar alkooli, edhe era e keqe eliminohet, shkruan Reader’s Digest.
Vodkën nuk ka nevojë ta përzieni me ujë, sepse do të ketë efekt më të dobët.
Në rroba nuk do të ndihet kurrfarë arome alkooli.