Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Të martohesh në moshë të shtyrë? Një dështim i vërtetë apo...

Të gjesh dashurinë është diçka shumë e bukur, sidomos kur je pranë moshës 60 vjeç ose edhe më shumë, kur edhe nuk shpresohet më për të takuar personin e jetës. Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që mund t’ju kapë prej ndjenjës së dashurisë ju duhet të shmangni martesën.

“Koha e artë” ka shumë vlera dhe shumë mundësi, por martesat në moshën e tretë, rrezikojnë të jenë një dështim kumbues, më shumë sesa një shpëtim kundër vetmisë. Ja përse…

Të gjesh dashurinë është diçka shumë e bukur, sidomos kur je pranë moshës 60 vjeç ose edhe më shumë, kur edhe nuk shpresohet më për të takuar personin e jetës. Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që mund t’ju kapë prej ndjenjës së dashurisë ju duhet të shmangni martesën.Martesa në këtë periudhë nuk ju leverdis.

Femrat jetojnë më shumë sesa meshkujt Kjo gjë mund të duket cinike, por është shumë e vërtetë: femrat jetojnë më shumë dhe nëse do të martoheshin në moshën 60 vjeç, kjo do të thotë se shumë lehtë mund të gjenden si kujdestare sesa si bashkëshorte dhe në përgjithësi mundësia më e mirë është të qëndruarit vetëm. Ndaj pse mund të martoheni nëse jeni 60 vjeç? Do të ishte ndryshe nëse do të kishit mundësinë të ndanit një jetë të tërë së bashku, ndoshta edhe mund të bënit fëmijë, por të martoheni vetëm për të ndarë sëmundjet nuk duket hipotezë tërheqëse.

Gratë qëndrojnë më në formë Ka edhe diçka tjetër që duhet marrë në konsideratë: gratë konservohen më mirë fizikisht, ndërsa meshkujt 60 vjeç e sipër, e lënë veten më pas dore, ndërsa plakja i kap më shpejt. Edhe në këtë rast ia vlen të pyesni veten nëse ia vlen të “shtrëngoni” një bashkim që duhet të zgjasë përgjithmonë vetëm e vetëm që mos të qëndroni të vetmuara!

Ruajtja e pavarësisë tuaj Dhe së fundmi, një arsye e drejtë për të mos u martuar në moshën 60-vjeçe: qëndrimi i pavarur. Pothuajse keni një jetë që jetoni vetëm, apo jeni divorcuar prej kohësh, me siguri keni mësuar shumë nga jeta dhe mbi të gjitha të çmoni kënaqësinë e pavarësisë, e të jetuarit pa u kujdesur për asnjë dhe pa i dhënë askujt llogari. A nuk janë këto arsye pse duhet të hiqni dorë nga martesa në pleqëri?!