Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Mesazh nga Jan Heere, CEO i Studio Moderna

Duke parë që po rriten shqetësimet & ndikimet e COVID-19, dua të ju njoftoj me hapat e ri që po ndërmarrim për t’ju përgjigjur kësaj situate.

E para dhe më e rëndësishmja, shpresoj që ju dhe më të dashurit tuaj gëzoni shëndet të plotë dhe jeni të sigurtë. Neve në Studio Moderna na vjen shumë keq për këtë pandemi që e goditi botën. Zemrat dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, direkt ose indirekt.

Siguria & shëndeti i klientëve, kolegëve dhe partenerëve tanë kanë qenë dhe mbeten prioriteti kryesor. Ne po ndjekim vazhdimisht nga afër udhëzimet e qeverive dhe OBSH-së, dhe po marrim masa strikte parandaluese.

Ne kemi të punësuar mbi 7000 punëtorë në Europën Qendrore & Lindore. Shumica e kolegëve tanë po punojnë nga siguria e shtëpisë, kurse në ambientet tona kemi marrë një sërë masash për të krijuar një mjedis pune të sigurtë, përfshirë disatncimin social dhe higjienën strikte. Agjentët e Call Center janë ri-organizuar dhe po punojnë nga shtëpia po ashtu. Ne kemi pezulluar të gjitha udhëtimet biznesore jo thelbësore dhe jemi tërhequr nga të gjitha konferencat fizike deri në njoftimin e ardhshëm. Edhe takimet tona të përditshme tashmë po i mbajmë online.

Pavarësisht se ku janë ekipet tona, ne po vazhdojmë t’i shërbejmë klientëve me të njejtin integritet dhe pasion, sikurse para kësaj krize. Ekipet tona po punojnë shumë për t’ju siguruar klientëve përvojë të sigurtë dhe të këndshme gjatë blerjes te ne. Pavarësisht karantinimit dhe përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit, ju mund të vazhdoni t’i shijoni produktet dhe ofertat që kemi përgatitur për ju.

Ju mund t’i shihni, testoni & bleni produktet tona nga rehatia e shtëpisë suaj:

  • Vizitoni dyqanet online në internet (websites);

  • Vizitoni dyqanin tonë të ri virtual, në të cilin asistentët do t’ua prezentojnë live produktet, do të përgjigjen në pyetjet tuaja dhe do t’ju ndihmojnë rreth blerjes nga A deri në Z - sigurt dhe pa kontakte fizike;

  • Bleni përmes katalogjeve ose thirrni agjentët tanë për porosi ose më shumë info.

Në dyqanet që janë ende të hapura, ne kemi zbatuar të gjitha standartet e nevojshme higjienike dhe të sigurisë. Stafi i dyqanit është trajnuar që t’i ndjekë masat dhe ta mirëmbajë një standart të lartë të pastërtisë.

Për t’ju mundësuar që t’i shmangni orët e ngarkuara dhe pritjen, dhe të keni blerje të personalizuar, kemi shtuar disa takime në dyqanet tona:

  • Ju jeni të mirëpritur të caktoni një takim në dyqanin më të afërt dhe të regjistroheni për të biseduar personalisht me një nga shitësit në dyqan. Ai/ajo do t’ju informojë rreth gamës së produkteve, do të përgjigjet në pyetjet tuaja dhe do t’ju ndihmojë ta gjeni atë që po kërkoni (vlen për dyqanet që janë të hapura).

Ne po vazhdojmë t’i furnizojmë partnerët tanë të shitjes me produktet tona. Për më shumë detaje rreth dyqaneve, partnerëve të shitjes dhe orarit të punës, ju lutem vizitoni faqet e brendeve tona në internet.

Ne do të vazhdojmë ta përcjellim me kujdes situatën COVID-19 dhe sipas nevojës, do të ofrojmë përkrahje për punëtorët, klientët dhe parnterët tanë, me shpresën që kjo kohë e vështirë të kryhet sa më shpejt.

Nëse keni pyetje shtesë që nuk janë trajtuar këtu ose në faqet tona, jeni mëse të mirëpritur të na kontaktoni. Ne do t’ju mbajmë të informuar, në rast se ndryshon situata.

Në emër të të gjithë ekipit në Studio Moderna, faleminderit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!

 

Ju uroj shëndet e siguri, juve dhe më të dashurve tuaj!

Jan Heere, CEO

Studio Moderna