Ndikimi i kremit të plazhit në trupin tuaj
Dermatologët vazhdimisht japin këshilla të ndryshme për kremin mbrojtës që duhet të përdorur për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.
Dermatologët vazhdimisht japin këshilla të ndryshme për kremin mbrojtës që duhet të përdorur për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.
Ata shpesh theksojnë se një krem me SPF të lartë duhet të përdoret çdo ditë në fytyrë, në mënyrë që lëkura të jetë gjithmonë e mbrojtur. Por, të shumta janë rekomandimet edhe për llojin e SPF-së.
SPF (Sun Protection Factor) është faktori mbrojtës kundër diellit.
Gjatë stinës së verës, kur ekspozimi në diell është edhe më i gjatë, dermatologët rekomandojnë një krem mbrojtës me të paktën SPF 30. Teknikisht, kjo do të thotë se kremi me SPF 30 ose edhe me faktor më të lartë, nuk të lejon të digjesh, as ta dëmtosh lëkurën nga dielli.
Sipas specialistëve, SPF 30 bllokon rrezet e diellit deri në masën 97%. Duke përdorur një SPF të lartë, që siguron mbrojtjen mbi 90%, atëherë nuk është problem për lëkurën dhe shfaqjet e sëmundjeve të saj që mund të lindin nga ekspozimi i tepërt në diell.
Por, nga Akademia e Dermatologjisë Amerikane, dermatologët këshillojnë se kremi i diellit gjatë verës duhet përsëritur të paktën në çdo dy orë, në mënyrë që efekti të jetë optimal.
Një krem me SPF 30 bllokon rrezet e dëmshme, por sigurohuni që ta riaplikoni çdo 2 orë për t’u ndier gjithmonë të mbrojtur.