Kur është hera e fundit që keni menduar për llojin e gjakut që e keni?
Nuk është diçka që veç të vjen ndërmend kur je duke u zgjuar apo duke fjetur. Të paktën jo derisa ta kuptoni se sa ka rëndësi ta dini ndikimin që mund të ketë lloji juaj i gjakut, transmeton Telegrafi.
Lloji i gjakut ndikon në atë se çfarë ushqimi duhet të hash
Siç është edhe konfirmuar nga Peter J. D’Adamo, lloje të caktuara të gjakut mund të rezultojnë në dallime të nevojave nutricionale.
Personat me tipin O të gjakut kanë tendenca të kenë probleme me stomakun dhe tretjen. Prandaj, ata kanë nevojë për ushqime me përqindje të lartë të proteinës, pra mishra, peshk, perime etj.
Personat me tipin A kanë sistem të ndjeshëm të imunitetit prandaj duhet të hanë shumë agrime dhe perime si brokoli, spinaqi dhe hudhra.
Personat me tipin e gjakut B kanë tendenca të prodhojnë më shumë kortizol (hormon i stresit) sesa normalja. Rekomandohet që personat e tillë të shmangin acidet trans-yndyrore, vajrat e perimeve, alkoolin etj.
Individët me tipin AB të gjakut zakonisht kanë mungesë acidi në stomak. Ata duhet të konsumojnë gjëra si uthulla e mollës dhe mjalti manuka për t’i ngritur nivelet e acidit në stomak dhe për të siguruar tretje të mirë.
Tipi i gjakut ndikon edhe në personalitet
Kjo është e njohur qe sa kohë në mjekësinë aziatike.
Personat me tipin A të gjakut kanë tendenca të jenë zemërgjerë dhe të mëshirshëm, persona të cilët i vendosin nevojat e të tjerëve para të vetave.
Personat me tipin A të gjakut zakonisht janë individë që kanë qejf të dalin, janë shumë të shoqërueshëm dhe emocionalisht fleksibil, transmeton Telegrafi.
Ndërsa individët me tipin e gjakut AB kanë tendenca të jenë racional dhe të fortë, me shumë pak brenga.
Në anën tjetër, individët me tipin O të gjakut kanë tendenca të brengosen shumë, por janë shumë praktikë dhe të organizuar.
Lloji i gjakut ndikon në pjellori
Studime të shumta kanë treguar se gratë me tipin O të gjakut kanë tendenca të jenë më së paku pjellore.
Studimi, i cili i ka vëzhguar gratë gjatë viteve të tyre të 30’ta, ka zbuluar se gratë me këtë lloj të gjakut kanë më pak vezë ose vezët kanë më shumë problem në mirëmbajtjen e pjellorisë.
Të stresuar ose të zemëruar tërë kohën? Shikoni llojin e gjakut
Për shkak se personat me tipin A të gjakut prodhojnë kortizol më shumë se normalja, nivelet e tyre të stresit kanë tendenca të jenë më të larta sesa mesatarja.
Njohuritë për tipin e gjakut që e keni mund t’ua shpëtojnë jetën
Të supozojmë se jeni duke udhëtuar në shtete të ndryshme dhe përfundoni në një aksident me veturë. Në raste të tilla menjëherë keni nevojë për transfuzion gjaku. Por, përveç nëse e keni dokumentacionin i cili tregon se çfarë lloji të gjakut keni, doktorët nuk do të kenë mundësi që menjëherë ta dinë për çfarë lloji të gjakut keni nevojë.
Transfuzioni me një lloj tjetër të gjakut mund të shpijë në një numër të lartë të komplikimeve, disa prej të cilave e vënë në rrezik edhe jetën.