Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pesë fakte rreth dashurisë të cilat nuk i keni ditur

Ah, dashuria! Fluturat në stomak, mungesa e problemeve, çdo gjë është e larmishme, jeta është ngjyrë rozë dhe nuk ekziston kush tjetër në botë, përveç juve të dyve.

Ah, dashuria! Fluturat në stomak, mungesa e problemeve, çdo gjë është e larmishme, jeta është ngjyrë rozë dhe nuk ekziston kush tjetër në botë, përveç juve të dyve.

Nuk ekziston ndonjë person që është kundër dashurisë, sepse ajo është gjendja më e bukur e mundur që një njeriu mund t’i ndodhë.

Megjithatë, edhe pse dashuria ekziston që kur ka ekzistuar bota, disa gjëra për shkencëtarët edhe sot nuk janë ende të qarta, transmeton Koha.net. Sigurisht as që do të jenë ndonjëherë, por ata gjithsesi ia dolën të dalin me disa informacione të cilat mund t’ju duken interesante.

Vërshim i dopaminës - Sapo ta vërejmë personin që na pëlqen, rritet aktiviteti i trurit i cili është i lidhur me dopaminën, që e bën njeriun euforik dhe të verbër ndaj çdo gjëje tjetër. Kjo është arsyeja pse një njeri i dashuruar është i gatshëm të kalojë kontinente për vetëm një puthje. Dashuria na jep fokusin dhe qëndrueshmërinë më të mirë për të arritur çdo gjë, pa ndjenjën e dhimbjes apo ndonjë pengese.

Të çmendur nga dashuria - Kur jemi të dashuruar, niveli i serotoninës në tru bie, që edhe është arsyeja se pse mund të jemi të obsesionuar me partnerin, me prirje posesive dhe mbrojtëse. Tajitja e rritur e kortizolit, i njohur si hormoni i stresit, rezulton në presionin e lartë të gjakut dhe në pagjumësi.

Pse dhemb një zemër e thyer? - Është dëshmuar se dhimbja mendore pas humbjes së personit të dashur mund të jetë po aq reale dhe e fortë sa edhe ajo trupore. Kur ballafaqohemi me dhimbjen dhe ndarjen e pakëndshme, aktivizohen dy zona të trurit të cilat reagojnë ndaj dhimbjes fizike, transmeton Koha.net. Besohet se dhimbja e cila shkaktohet nga refuzimi social, është një motivim i fortë për njerëzit që kërkojnë ndërveprim dhe pranim shoqëror.

Dashuria dhe martesa - Marrëdhëniet afatgjata varen nga një numër faktorësh që sigurojnë stabilitet dhe lumturi me zero kompromis. Shkencëtarët konkludojnë se çiftet të cilat idealizojnë njëri-tjetrin kanë një shans më të mirë për një martesë të lumtur. Të dy gjinitë janë njësoj të lumtura në qoftë se ndiejnë se kanë ndonjë ndikim mbi partnerin e vet dhe një jetë më të mirë seksuale.

Kush ka zë tërheqës, ka edhe të kaluar të bujshme - Zëri joshës mund të jetë i lidhur me një përvojë të madhe. Studiuesit në Universitetin Amerikan të Albanyt mblodhën 150 veta dhe u kërkuan atyre ta vlerësojnë atraktivitetin e zërit të cilin e dëgjojnë në incizim. Rezultatet treguan se zërat që ishin më tërheqës u takonin njerëzve të cilët kishin pasur marrëdhënie seksuale në një moshë të re, apo të cilët kishin pasur partnerë të shumëfishtë dhe të cilët ishin të prirë për të mashtruar.