Pirja e duhanit është ndër shprehitë më të këqija dhe më të dëmshme që ekziston. Miliarda njerëz nga anë e mbanë bota vuajnë nga problemet shëndetësore si pasojë e pirjes së duhanit, e miliona tjerë vdesin në vit si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.
Tymi i cigares shkakton dëme të tmerrshme në mushkëri, prandaj edhe ekspertët shëndetësorë kanë rekomanduar të hiqni dorë para se të bëhet shumë vonë.
Sidoqoftë, për pastrimin e mushkërive, mund ta provoni një ilaç natyral, i cili do t’ju ndihmojë t’i pastroni mushkëritë nga toksinat dhe t’i zvogëloni efektet negative të pirjes së duhanit.
Kjo pije përmban tre përbërës kryesorë: qepë, xhenxhefil dhe shafran – të cilët janë të pasur me përbërës të shëndetshëm.
Qepët janë të pasura me antioksidantë dhe veti antikanceroze; xhenxhefili ndikon në heqjen e mukozës së tepërt; shafrani, i cili trajton më shumë se 600 probleme shëndetësore, është i pasur me vitamina, minerale dhe veti antikanceroze, antibakteriale etj.
Përbërësit:
– Një lugë gjelle xhenxhefil
– Një rrënjë xhenxhefili
– 250 gramë qepë
– 350 gramë aromatizues natyral (preferohet mjaltë)
– Një litër ujë
Aromatizuesin e shtoni në ujë dhe pritni derisa të vlon. Pastaj, i preni qepët dhe xhenxhefilin, dhe ia shtoni ujit. I vloni prapë, ndërsa pastaj e shtoni shafranin.
Produkt duhet ta nxehni derisa të mbetet vetëm gjysma e produktit që ishte më parë, pastaj e transferoni në një tas xhami.
Produktin e futni në frigorifer dhe e përdorni dy herë në ditë: një lugë gjelle në mëngjes dhe një në mbrëmje.