Rreziku për sulm në zemër trefishohet kur bëni ushtrime fizike të zemëruar
Përpjekja për ta hequr zemërimin përmes ushtrimeve mund ta trefishojë rrezikun për sulm në zemër brenda një ore, tregojnë ekspertët.
Përpjekja për ta hequr zemërimin përmes ushtrimeve mund ta trefishojë rrezikun për sulm në zemër brenda një ore, tregojnë ekspertët.
Zemërimi thuajse e dyfishon rrezikun për sulm në zemër brenda një ore, përderisa ushtrimet e rënda fizike e bëjnë të njëjtën gjë. Por, kombinimi i tyre – siç është të bërit ushtrime ekstreme për ta hequr zemërimin – vetëm sa e rrit më shumë rrezikun
Ekspertët thonë se studimi – më i madhi i llojit të vet – sjell dëshmi të një lidhje kruciale mes mendjes dhe trupit.
Dr. Andrew Smyth, udhëheqës i këtij studimi, thotë se gjendjet ekstreme emocionale dhe fizike besohet se kanë efekte të njëjta në trup. Të dyja këto e rrisin shtypjen e gjakut dhe ritmin e zemrës, duke e ndryshuar rrjedhën e qarkullimin të gjakut përmes enëve të gjakut dhe duke e zvogëluar furnizimin me gjak në zemër.
Pavarësisht se aktivitetet fizike sjellin shumë përfitime shëndetësore, duke e përfshirë parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ekspertët nuk rekomandojnë të bëni ushtrime ekstreme fizike gjatë kohës kur jeni të zemëruar.