Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Rrugëtimi drejt suksesit i Andi Lilës

Andi Lila, mbrojtësi i kombëtares Shqiptare është një ndër lojtarët e parë të thirrur në ekipin kombëtar të Shqipërisë në 2007. Ai ka lindur më 12 Shkurt 1986. Lila është një futbollist shqiptar që luan dhe me kombëtaren shqiptare dhe me skuadrën italiane Parma në Seria A. Lila përpos që është një lojtar i njohur i kombëtares sonë, ai është edhe pjesë e familjes Dormeo.

 

Rrugëtimi drejt suksesit i Andil Lilës

Andi Lila, mbrojtësi i kombëtares Shqiptare është një ndër lojtarët e parë të thirrur në ekipin kombëtar të Shqipërisë në 2007.

Ai ka lindur në 1986 në qytetin e Kavajës, Shqipëri. Karrierën sportive e nisi në klubin KS Besa gjatë vitit 2002 – 2003. Talentin e tij impresionues dhe paraqitja e shkëlyqer, bën që ai të transferohet  në klubin grek Iraklis FC në Janar 2007. Pasi ju bashkua këtij klubi për 6 muaj ai u rikthye përsëri në klubin vendas KS Besa gjatë sezonit 2006–07. Më pas Andi Lila ka luajtur edhe per KF Tirana si edhe per PAS Giannina. Në 28 dhjetor 2014 ai u bë pjesë e klubi Serie A Parma ku nënshkroi kontratë 3 vjeçare. Ai debutoi për Parmën me 14 janar 2015 kur startoi në Coppa Italia kundër Caglarit.

Arritja më e madhe e Lilës padyshim është pjesëmarrja e ekipit të Shqipërisë për herë të parë në kampionatin Evropian 2016.

Tani Lila bashkë me pjesën tjetër po përgatitet së bashku me kombëtaren për Euro 2016 e veçanërisht për ndeshjen e parë, e cila do të luhet nesër kundër Zvicrës.

"Andi Lila përpos që është një lojtar i njohur I kombëtares sonë, ai është edhe pjesë e familjes Dormeo"

Lila futbollist i Kombëtares së Shqipërisë, baba i devotshëm dhe përdorues i kënaqur i dyshekut Dormeo. Së bashku më të sigurtë dhe më të fortë!”

Dormeo i uron Kombëtares shumë fat dhe fitore në ndeshjen e nesërme.