Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Sallata freskuese dhe të shëndetshme

Perimet janë një burim i pasur i vitaminave, mineraleve, dhe antioksidantëve, të cilët përmbajnë një sasi të madhe të ujit dhe pak apo hiç sheqer. Ato poashtu përmbajnë shumë fibra. Të cilat janë esenciale për tretje dhe jashtëqitje të shëndetshme. Ne kemi gjetur 3 receta të shkëlqyeshme që mund ti pregaditni me perime të kultuvuara lokalish. Shpresojmë të ju pëlqejnë!

Perimet janë një burim i pasur i vitaminave, mineraleve, dhe antioksidantëve, të cilët përmbajnë një sasi të madhe të ujit dhe pak apo hiç sheqer. Ato poashtu përmbajnë shumë fibra. Të cilat janë esenciale për tretje dhe jashtëqitje të shëndetshme. Ne kemi gjetur 3 receta të shkëlqyeshme që mund ti pregaditni me perime të kultuvuara lokalish. Shpresojmë të ju pëlqejnë!

 

 

 

 

 

Sallatë me tuna, djath mozzarella, domate dhe borzilok.

Përbërësit:

  • pak kripë
  • 1 dorë me borzilok
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1 konzervë me tuna
  • 2 domate
  • 2 lugë uthull
  • 70 g mozzarella
  • 1/2 konzervë me misër

 

Pregaditja:

Preni domatet në copëza të vegjla dhe vendosni në pjatë.

Mbuloni domatet me copëza të tunes, të kulluara nga vaji dhe uji. Përmbi hudhni copëzat e prera të djathit mozzarella dhe borzilok të freskët.  

Spërkateni me kripë, uthull, dhe vaj..

Ju bëftë mirë!  

Sallatë meksikane me tortilla, fasule të kuqe, dhe miser

Përbërësit:

  • 1 domate
  • Sos djegës
  • 1/2 spec të kuq
  • 50 g misër në konzervë
  • 80 gramë fasule të kuqe
  • 1/4 e një koke lakër
  • 1 tortillë
  • 3 lugë majonezë
  • Pak djath
  • 3 lugë uthull
  • Pak kripë, piper, dhe pak sheqer
  • 1 lugë keqap

 

Pregaditja

Mund ta pregaditni sallatën në një pjatë, ose në një enë të thellë.

  • Filloni duke e larë lakrën, pastaj duke prerë domatet dhe specat në kuba të vegjël. Shtoni misrin dhe fasulet përmbi, së bashku me tortillën e prerë në shirita. 
  • Shtoni përmbi sosin e djegës dhe përzijeni sallatën.
  • Mund të shtoni edhe një tortillë tjetër dhe ta shërbeni sallatën si vakt kryesor.

Ju bëftë mirë!

 

Sallatë e përzier me fara të pishës, pulë, dhe patate të pjekura

Përbërësit:

  • 1 spec i kuq
  • 6 patate të mesme
  • 6 domate të vegjla
  • 3-4 file pule të madhësisë së mesme
  • 100 g arra pishe
  • 100 g djath feta
  • 1 sallatë e gjelbër
  • 2 lugë pavllakë si salcë
  • 1 lugë majonezë si salcë
  • 5-6 fleta të mëdha borziloku për salcë
  • 1-2 lugë uthull molle për salcë
  • Pak sheqer dhe piper për salcë
  • Pak kripë, piper dhe magdanoz për patatet e skuqura
  • 2-3 thelba hudhër për patatet e skuqura

 

Pregaditja

  • Lëshojeni furrën të ngrohet ne 200 gradë C. Qëroni patatet dhe preni në copëza të vegjla.
  • Shtypeni hudhrën shumë dhe shtoni magdanoz, vaj, kripë, dhe piper. Mbuloni patatet me masën e krijuar dhe vendosni mbi një tepsi të mbuluar me letër pjekje. Vendosni në furrë për rreth gjysmë ore.
  • Fërkoni mishin me majdanoz, kripë dhe piper dhe lejeni të pushojë derisa ju i pregaditni përbërësit tjerë.
  • Merrni 3 kuti (një për secilin person) dhe përmbi mbuloni me sallatë të gjelbër të prerë në copëza, 2 domate të prera, dhe një të tretën e specit. Shpërndani baraz në secilen kuti. Preni djathin në kube të vegjla dhe shtoni nga pak në secilen kuti.
  • Nxejeni pak vaj në një tigan dhe hudhni farat e pishës mbi të. Përzieni farat gjatë pjekjes që të lëshojnë aromë. Pas kësaj, vendosni arrat e pishës në një enë të thellë dhe përfundi vendosni një letër kuzhine për ta thithur vajin e tepërt. Pas kësaj shpërndani farat e pishës baraz në 3 kutitë.
  • Vendosni pulën në tigan, me disa pika vaji dhe pjekeni në temperature të mesme.
  • Rregullisht rrotullojeni mishin gjatë procesit të pjekjes, dhe hiqeni nga zjarri pas 10 minutash.
  • Në ndërkohë, pregaditeni salcën me pavllakë, dhe borzilok të freskët, dhe përzieni të gjithë përmbajtjen së bashku.
  • Kur patatet janë gati, leni jashtë për 5 minuta të ftohen pak. Në ndërkohë preni mishin dhe ndajeni baraz në tri kutitë. Në fund, shtoni farat e pishës dhe patatet në sallatë, dhe shtoni salcë përmbi, përzieni mirë.
  • Për shkak të përbërësve të saj, kjo sallatë përdoret si vakt kryesor.

Ju bëftë mirë!

Nese ndonjëherë ju hargjohen idetë për ushqim, mos harroni të kontrolloni faqën tone të internetit www. delimano-ks.com ku ne po shtojmë receta të reja rregullisht.