Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Shëndeti I këmbëve

Shpesh herë gjërat që ne I marrim të garantuara që janë të dëmshme si telefonat mobil, ushqyerja e shpejtë apo shishet plastike të ujit, edhe këpucat mund të shkaktojnë dëme më shumë se që ne paramendojmë. Dhimbja e këmbëve ndryshon mënyrën e të ecurit. 

Dhe në momentin që ne ndryshojmë mënyrën se si lëvizim këmbët ne gjithashtu ndryshojmë mënyrën se si lëvizim kycet e këmbës, gjunjët, ijet dhe boshtin kurrizor. Nëse ju përdorni këpucë të rrafështa, ju vendosni më shumë peshë në pjesën e përparme të këmbëve tuaja, dhe në thembra, duke shkaktuar kështu presion të lartë në këto zona.

Presioni I lartë ndikon në shkaktimin e problemeve në nyje, që mund të ndikoj në përkeqësimin e sipërfaqes së nyjeve dhe shpie deri te dhimbja e këmbëve. Këpucët e mira me shuall të harkuar janë hapi I parë në zvogëlimin e presionit në këmbë, lehtësimin e dhimbjeve dhe përmisimin e qëndrimit për nje ecje të shëndetshme.