Shkencëtarët kanë zbuluar se, gjatë hënës së plotë, një numër i madh i njerëzve gjatë gjumit bëhen më të ndjeshëm ndaj tingujve dhe flenë rreth 25 minuta më pak. Gjatë hënës së plotë, faza REM (Rapid Eye Movement – Lëvizja Rapide e Syve) e gjumit mund të zgjatet për madje 30 minuta.
Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë vënë re ndryshime në gjumë tek pjesëmarrësit të cilët duhej ta plotësonin një pyetësor me pyetje për shprehitë e përgjithshme të jetesës dhe shëndetit.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ndryshimet e Hënës mund të shkaktojnë ndryshime hormonale tek njerëzit.
Rezultatet e anketës treguan se shumicës së pjesëmarrësve gjatë Hënës së plotë u duhen mesatarisht 5 minuta më shumë për t’i zënë gjumi.
Në trupat e pjesëmarrësve kishte rënë niveli i melatoninës, një hormon ky që ndikon direkt në gjumë.
Megjithatë, rezultatet e hulumtimit nuk janë të mbështetur me dëshmi të mjaftueshme për t’u konsideruar të besueshme.
Shkencëtarët sugjerojnë që gjithmonë ta ruani ritmin normal të gjumit i cili do të mundësojë që trupi juaj të jetë më pak i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të Hënës.