Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Si të parandaloni erën e keqe të gojës

Mendohet se rreth 50% e popullsisë vuan nga problemi që lidhet me erën e keqe të gojës. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray të ndryshme apo çamçakëza për ta parandaluar atë.

Por nga çfarë shkaktohet era e keqe e gojës? Ajo shkaktohet prej bakterieve të gojës, të cilat prodhojnë sulfur hidrogjeni. Higjena e gojës për këto bakterie dhe për shumimin e tyre është shumë e rëndësishme.   Ja sesi të parandalojmë erën e keqe të gojës:
  • Kujdesuni në mënyrë të vazhdueshme për dhëmbët tuaj.
  • Kontrolloni nëse duhet të merrni apo jo mjekime.
  • Nëse duhet, përdorni testet për të parë se ku është gjendja.
  • Mjekojini infeksionet e gojës dhe mos i lini pas dore.
  • Pastrojini dhëmbët dhe gojën vazhdimisht.
  • Për të mos lejuar tharjen e gojës pini sa më shumë  ujë.
  • Nxitni prodhimin e pështymës, duke përdorur çamçakëz pa sheqer, por kujdes nga ata me mentol pasi thajnë gojën.
  • Përdorni sa më shumë fruta dhe perime që kanë përmbajtje uji si p.sh: domate, sallator apo mollë. Përdorni edhe majdanozin.
  • Largohuni prej qepëve, hudhrave ose përdorini ato vetëm në gjellë.
  • Shmagni cigaret dhe alkoolin.