Ushqimet që i shmangim edhe pse nuk do duhej
MAJDANOZIN E SHIKONI VETËM SI DEKORIM, KËRPUDHAT JU DUKEN SHUMË TË ZBEHTA PËR TË MENDUAR QË KANË VLERË TË MADHE USHQYESE, SELINO NUK JU “SHIJON”. Ushqimet si këto, që i konsumojmë rrallë, mund të jenë burim i shumë materieve ushqyese
MAJDANOZIN E SHIKONI VETËM SI DEKORIM, KËRPUDHAT JU DUKEN SHUMË TË ZBEHTA PËR TË MENDUAR QË KANË VLERË TË MADHE USHQYESE, SELINO NUK JU “SHIJON”.
Ushqimet si këto, që i konsumojmë rrallë, mund të jenë burim i shumë materieve ushqyese.
Kërpudhat
Pesë kërpudha kanë mesatarisht vetëm 20 kalori, por janë të pasura me përbërës ushqyes. Janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për mish dhe një nga ushqimet e rralla që na furnizojnë me vitaminën D. Hulumtimi ka treguar që përmbajnë edhe fitokimikate, që mbrojnë nga shfaqja e kancerit të gjirit.
Çaji i ftohtë
Jo vetëm që freskon, por është i mirë edhe për shëndetin (gjithnjë derisa e pini pa sheqer, ose vetëm me pak sheqer natyral ose mjaltë). Nëse pini rregullisht çaj mund të reduktoni rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit dhe diabetit. Plusi shtesë është se i kontribuon shëndetit të mishit tuaj të dhëmbëve dhe forcimit të eshtrave. Si? Çaji është i pasur me antioksidantë, flavonoidet që janë më të fortat vetëm në çajin e zier (mos u bëni përtacë, ziejeni dhe ftoheni vetë). Nëse dëshironi ta mbani më gjatë në frigorifer, shtoni lëng limoni. Acidi i limonit dhe vitamina C ndihmojnë në ruajtjen e flavonoideve.
Majdanozi
Para se ta hidhni si ushqim i cili shërben vetëm si dekorim, kini parasysh që vetëm dy lugë majdanoz përmbajnë 156 për qind të dozës ditore të vitaminës K, 17 për qind të dozës ditore me vitaminë C dhe 13 për qind dozës ditore me vitaminë A. Dhe e gjithë kjo vjen vetëm me tre kalori.
Hirra
Nëse keni vërejtur lëngun në sipërfaqen e jogurtit, mos e gjuani në lavaman. Ajo është hirra, proteina natyrale e qumështit. Hirra mund të ndihmojë në humbjen e kilogramëve të tepërt, transmeton Koha.net. Në revistën “The Journal of Nutrition” shkruan që minjtë të cilët janë ushqyer me ushqim me yndyrë të plotë dhe hirrë kanë fituar 42 për qind më pak në peshën trupore, gati një të tretën më pak të indit yndyror dhe kanë pasur shtatë për qind më shumë masë muskulore se sa minjtë që nuk kanë konsumuar hirrë. Të dy grupet kanë marrë sasi gati të njëjtë të kalorive.
Selino
Askush ende nuk e ka dëshmuar që selino ka më pak kalori se sa i djegim gjatë tretjes së tij, por është plotësisht e saktë që një filxhan selino përmban vetëm 16 kalori. Sjell edhe sasitë solide të vitaminës K (dy rrënjë ofrojnë 47 për qind të dozës ditore). Përmban luteolinin, flavonoidin i cili redukton proceset inflamatore të cilat çojnë deri te rënia kognitive. Minjtë të cilët janë ushqyer me Izeolinë kanë pasur kujtesë më të mirë dhe më pak procese inflamatore se sa brejtësit e tjerë, është publikuar në “The Journal of Nutrition”. Selino ka vetëm një problem, përmban koncetrime të mëdha të mbetjeve të pesticideve. Prandaj mbilleni në kopshtin tuaj ose blijeni të rritur në mënyrë organike.
Rrepka
Rrepkat janë të pasura me nitrate natyrale, për dallim nga nitratet artificiale të cilat hidhen në produktet e mishit. Në hulumtimin e publikuar në revistën “Nitric Oxide”, është treguar që personat më të moshuar që hanë ushqim të pasur me nitrate kanë furnizim më të mirë të trurit me gjak dhe rrezik më të vogël nga dementia. Ndonjë lajm tjetër i mirë? Një rrepkë ka vetëm një kalori.