Plakja dhe humbja e pavarësisë është një gjë shqetësuese për çdo grua.
Por tashmë ekspertët kanë gjetur “superushqimet” që u ndihmojnë grave në procesin e plakjes.
Portokalli, molla, dardhat dhe arra i ndihmojnë gratë që të qëndrojnë më në formë kur kalojnë procesin e plakjes, thuhet në studim.
Lëngu i portokallit gjithashtu ka një efekt mjaft pozitiv.
Megjithatë është e rëndësishme që të keni një dietë të shëndetshme dhe jo vetëm të përqendroheni në ushqime të veçanta, theksojnë shkencëtarët.
Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur se arrat mund të ulin rrezikun e sulmeve të zemrës dhe diabetit, lehtësojnë stresin, si dhe parandalojnë sëmundjen e Alzheimer