Pacientët të cilët kanë konsumuar më shumë se 0.3 gram të acideve yndyrore Omega 3 të cilat gjenden në ushqimet si vaji i peshkut kanë 41 përqind më pak shanse për të vdekur nga kanceri i zorrëve.
Mendohet se të rrahurat e zemrës mund të forcohen duke shtuar tabletat e Omega 3 në dietën tuaj. Gjithashtu, ajo mund të ngadalësojë rritjen e kancerit të tumorit duke frenuar furnizimin me gjak të qelizave kancerogjene.
Gjatë hulumtimit të publikuar në revistën Gut, janë krahasuar të dhënat e 1659 personave me kancer të zorrëve dhe atë se sa kanë konsumuar vaj peshku, transmeton KP.
Pacientët të cilët kanë konsumuar 0.3 gram vaj peshku kishin 41 përqind më pak shanse që të vdesin nga kanceri i zorrëve sesa ata që konsumonin më pak se 0.1 gram në ditë.
Pacientët të cilët e kishin shtuar konsumimin e vajit të peshkut për 0.15g pas diagnostikimit me kancer kishin reduktuar për 70 përqind shanset që të vdisnin krahasuar me ata që nuk e kishin bërë këtë.