Vetëm një orë aktivitet fizik ul rrezikun e dështimit të zemrës
Duke ushtruar deri në një orë në ditë mund ta zvogëlojmë rrezikun e dështimit të zemrës pothuajse përgjysmë, thonë rezultatet e një studimi të kryer në Suedi.
Studimi tregoi se një orë e ushtrimit të moderuar ose gjysmë ore të ushtrimit energjik janë të mjaftueshme për ta zvogëluar rrezikun e dështimit të zemrës për madje 46%, shkruan Daily Mail.Duke ushtruar deri në një orë në ditë mund ta zvogëlojmë rrezikun e dështimit të zemrës pothuajse përgjysmë, thonë rezultatet e një studimi të kryer në Suedi.
Studimi tregoi se një orë e ushtrimit të moderuar ose gjysmë ore të ushtrimit energjik janë të mjaftueshme për ta zvogëluar rrezikun e dështimit të zemrës për madje 46%, shkruan Daily Mail. Ekspertët shtuan se shfrytëzimi i shkallëve në vend të ashensorit, ecja dhe çiklizmi janë hapa të thjeshtë të zvogëlimit të rrezikut nga sëmurja. Dështimi i zemrës e pengon pompimin e gjakut të mjaftueshëm në trup dhe zakonisht shfaqet për shkak të dobësimit të muskulit të zemrës. Rreziku i vdekjes brenda pesë vjetëve të diagnostikimit është midis 30 dhe 50 për qind, thonë ekspertët. Studimi përfshiu rreth 40 mijë persona të moshës 20-90 vjeçare të cilët nuk kishin kurrfarë problemesh me zemrën në kohën e fillimit të studimit në vitin 1997. Hulumtimet zbuluan se njerëzit tek të cilët ishte shfaqur dështimi i zemrës ishin më të vjetër, meshkuj, më pak të arsimuar dhe në familjet e të cilëve tashmë ishte shfaqur dështimi i zemrës. Tek ata edhe ishte rritur mundësia e sëmurjes nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe kolestona. Udhëheqësi i studimit, dr. Kasper Anderson, tha se madje edhe aktiviteti i ulët fizik mund të jetë i dobishëm. "Nuk keni nevojë ta vraponi maratonën për t’i ndier përfitimet e aktivitetit fizik. Madje edhe aktiviteti shumë i ulët mund t’ju japë efekt pozitiv. Aktiviteti fizik ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, gjë që si rezultat e redukton rrezikun e dështimit të zemrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me zemrën." Anderson vë në dukje se mungesa e aktivitetit mund të zgjidhet lehtë. "Bota perëndimore e promovon mënyrën e ‘ulur’ të jetesës. Shpesh nuk ka alternativa të shëndetshme të formave të transportit, në shumë ndërtesa është vështirë madje t’i gjesh shkallët, ndërsa në shtëpi kompjuterët dhe televizioni e promovojnë uljen. Ndryshimi i madh do të ndodhte sikur të ecnim në punë, sikur ta ngisnim biçikletën ose thjesht t’i përdornim shkallët në vend të ashensorit. Hulumtimi ynë tregon se si të gjith