Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

​Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

Trëndafilat janë sinonim i bukurisë dhe dashurisë e si të tilla është logjike që ato ofrojnë vlera dhe përfitime fantastike për njeriun. Në vendin tonë kjo lule është e përhapur ngado, madje ka nisur të kultivohet edhe me varietete të ndryshme nga farëra të huaja, përpos llojit autokton të butë dhe të egër.

Në fakt, është e vërtetë se kjo lule ikonë bën mrekulli për lëkurën.   Një nga përdorimet më të hershme të trëndafilit është regjistruar në qytetërimet e Romës së lashtë, ku njerëzit asokohe bënin banjë me petale trëndafili. Ata e vlerësonin shumë këtë lule të bukur, madje me të dekoronin sallat e banketeve.   Uji i trëndafilit, shkruan Agroweb.com, është përdorur në kozmetikë, mjekësi dhe në trajtimet terapeutike për shekuj me radhë.   Vaji esencial i trëndafilit ka vlera të forta kundër baktereve, mykut dhe virozave, gjë që e bën atë ideal për trajtimin e një sërë problemesh në lëkurë si nxirjet, të djegurat e të tjerë. Për më tepër, ky vaj është përdorur për të shëruar fytin, kollën dhe ulur temperaturën.   Uji i trëndafilit është shumë popullor në aspektin shëndetësor dhe kozmetik. Industria e kozmetikës në ditët e sotme e përdor gjerësisht ujin e trëndafilit dhe vajin esencial dhe jo thjesht për t’i dhënë aromë të mirë produkteve. Kjo lule aromatike është bujare sepse rinon dhe ushqen lëkurën duke e bërë atë të butë dhe ka vlera antiseptike, ndaj disa lloje të saj kultivohen edhe si bime mjekësore.