Jorgan Bamboo II Dormeo
Shijoni komoditetin me 5 yje, falë ngrohtësisë dhe butësisë që ofron jorgani Bamboo! Ky jorgan kombinon një përzierje të poliesteri dhe pambuku, është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® dhe fibra bambuje. Është i ajrosshëm dhe ka veti të shkëlqyera termorregullative. Mund të lahet në rrobalarëse në 60°C dhe është në dispozicion në 3 madhësi standarte.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shijoni komoditetin me 5 yje, falë ngrohtësisë dhe butësisë që ofron jorgani Bamboo! Ky jorgan kombinon një përzierje të poliesteri dhe pambuku, është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® dhe fibra bambuje. Është i ajrosshëm dhe ka veti të shkëlqyera termorregullative. Mund të lahet në rrobalarëse në 60°C dhe është në dispozicion në 3 madhësi standarte.
Më shumë - Përshkrimi
-
Si një përqafim i butë që ju mban ngrohtë tërë natën
Mbështilluni nën përqafimin e butë dhe të ngrohtë që ju ofron jorgani Bamboo, dhe bëni gjumë më relaksues. Është jashtëzakonisht i butë në prekje dhe falë mbushjes natyrale me fibra bambuje, ofron një ndjesi rifreskuese gjatë tërë natës.
Materialet më të mira për gjumë sa më cilësor
Mbushja e jorganit është një kombinim perfekt i materialeve, për t’ju mbajtur rehat, pa ngrohje të tepërt. Mikrofibrat Wellsleep® janë:
- Të buta dhe të lehta
- Shumë të këndshme në prekje
- Të ajrosshme, absorbim minimal të lagështisë
Fibrat e fuqishme dhe të buta Bamboo shtojnë ndjesinë e freskisë, sepse në mënyrë natyrale rregullojnë temperaturën.
Higjienik, mirëmbahet lehtë
Mbulesa e jorganit përbëhet prej një përzierje pambuk & poliestër, i cili është jo-alergjik, thahet shpejt dhe ka veti të shkëlqyera absorbuese. Këto veti e bëjnë jorganin shumë të përshtatshëm për lëkurë.
Fibrat shtesë të bambusë shtojnë më shumë rehati, sepse e bëjnë jorganin më të freskët. Po ashtu, ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të baktereve të dëmshme të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme personave me alergji apo lëkurë të ndjeshme.
Për të siguruar higjienë maksimale, jorgani mund të lahet tërësisht në deri në 60°C. Megjithatë, ne ju rekomandojmë ta lani në temperatura më të ulëta se 60°C, që ta zgjasni jetëgjatësinë e jorganit.
S’ka më gunga në jorgan
Qepja në jorgan siguron shpërndarje të barabartë të mbushjes në jorgan – s’ka më gunga që mblidhen në pjesë të caktuara.
Jorgani ka ngjyrë bezhë dhe është në dispozicion në 2 madhësi standarte: 140x200cm dhe 200x200cm.
Pjesë e koleksionit Bamboo
Ky jorgan është pjesë e koleksionit tonë të veçantë, Dormeo Bamboo. Koleksioni përmban produkte të ndryshme për dhomën e gjumit, sikurse dyshek, shtresë, jorgan, jastëk, set çarçafësh dhe jo vetëm. Këto produkte janë të punuara me materiale natyrale (sikurse fibrat e bambusë), për të siguruar gjumë të shëndetshëm dhe relaksues.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Vitality Programi Dormeo gjumë