Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pyetje të përgjithshme

PYETJE TË PËRGJITHSHME

Q: Si t'ju kontaktoj?

  • Info & Porosi: Për më shumë info rreth ofertave apo produkteve tona dhe porosi, mund të na kontaktoni përmes e-mailit info@topshop-ks.com apo thirrni në numrin pa pagesë 0800 100 40, çdo ditë të javës, nga ora 08:00 deri në 21:00.
  • Ndihmë & Ankesa: Nëse ju duhet ndihmë rreth ndonjë produkti, keni ndonjë ankesë apo sugjerime lidhur me produktet & shërbimet tona, Departamenti ynë për Kujdes ndaj Konsumatorit është në dispozicion për ju. Ju mund të na shkruani në kujdesikonsumatorit@studio-moderna.com ose të na telefononi në 038 660 308 çdo ditë pune (E hënë - e premte) nga ora 9:00 deri në 17:00 dhe të shtunave nga ora 09:00 deri në 15:00.

Q: A ka ndonjë përfitim nëse hapi një llogari te ju?

Patjetër se po!

  • Procesi i blerjes do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë – sepse nuk do të keni nevojë ta plotësoni përsëri formularin e regjistrimit.
  • Ju mund ta krijoni listën e dëshirave dhe lehtësisht të të shtoni produktet e preferuara në shportë, të cilat mund t’i blini më vonë.
  • Ju mund të shihni abonimet tuaja të postës elektronike dhe t'i anuloni lehtësisht.
  • Lehtësisht mund ta shikoni historinë tuaj të porosive.
  • Mund t’i shihni kuponët tuaj dhe vlerën e tyre në çdo kohë.
  • Ju do të njoftoheni paraprakisht për veprimet e ardhshme.

Q: Si mund ta di nëse është e sigurtë të blej te ju?

Ne ju garantojmë blerje 100% e sigurtë. Ju paguani vetëm pasi ta pranoni porosinë (me para kesh apo kartelë, varësisht sipas zgjedhjes suaj). Pagesat online për momentin nuk aplikohen. Ne gjithashtu respektojmë privatësinë tuaj dhe jemi plotësisht të përkushtuar për ta mbrojtur atë.

Ju lutem lexoni Politikën e Ruajtjes së Fshehtësisë për të mësuar më shumë.

Q: Si të shkruaj një vlerësim në njërin nga produktet tuaja?

Ju mund ta shkruani shumë lehtë një vlerësim për produktet tona. Thjesht shkoni në fund të produktit që doni ta vlerësoni, klikoni në butonin "Shkruani një vlerësim" dhe shkruani komentin apo vlerësimin tuaj për atë produkt.

  • Në produktin e zgjedhur nga ju, në krye të faqes, afër yjeve, ju mund të shihni "XX komente/vlerësime"; klikoni aty dhe ju do të drejtoheni poshtë faqes te hapësira e komenteve.
  • Pasi ta dërgoni komentin tuaj, do të duhet deri në 48 orë për t'u shfaqur në uebfaqe.

Ju lutem vini re se ju mund të lini komente vetëm nëse jeni të kyçur. Nëse nuk keni ende llogari, klikoni këtu për ta krijuar.

Ju lutem lexoni Kushtet e Përdorimit për të mësuar më shumë rreth kushteve ligjore dhe kushteve në lidhje me shkruarjen e vlerësimeve të produkteve.

Q: Si mund të pëlqej faqen tuaj të Facebook?

Ju mund të pëlqeni faqen tonë në Facebook duke klikuar këtu. Ju premtojmë se nuk do të zhgënjeheni - në Top Shop Kosova ju presin plot oferta, artikuj informues dhe lojëra shpërblyese.

Q: Si mund të regjistrohem në listën tuaj të postës elektronike?

Ju mund të regjistroheni në listën tonë të e-mailit duke klikuar këtu. Ne do t’ju njoftojmë për produkte të reja, oferta ekskluzive, broshura me zbritje dhe jo vetëm. Do t’ju dërgojmë artikuj informues, kupona me zbritje dhe njoftime për lojëra shpërblyese!

Q: Si mund të çregjistrohem nga lista juaj e postës elektronike?

Nëse nuk dëshironi të merrni më e-mail nga ne, ju mund të çregjistroheni në çdo kohë. Në çdo e-mail që ne dërgojmë, në krye të mesazhit e gjeni linkun për çregjistrim – vetëm klikoni aty dhe konfirmojeni.

Ju lutem ta keni parasysh që për shkaqe teknike, ju mund të pranoni e-mail nga edhe deri në dy javë pas çregjistrimit (derisa databaza të përditësohet).

Q: Si mund ta përdor kuponin që kam pranuar?

Përdorimi i kuponave është i lehtë.

  1. Pasi të keni shtuar produktet në shportë, sipër vlerës së porosisë, gjeni fushën për të shkruar kodin.
  2. Shkruani kodin e kuponit në fushën e treguar dhe klikoni butonin “Apliko".
  3. Zbritja apo oferta do të aplikohet automatikisht në anën e djathtë te informacionet mbi çmimin.

Në rast se ju duhet ndihmë, ju mund të telefononi njërin nga agjentët tanë dhe ata do t’ju ndihmojnë. Thirrni pa pagesë në 0800 100 40.

PRODUKTET

Q: Produkti im është dëmtuar, çka të bëj?

Në rast se produkti është dëmtuar, ju lutem kontaktoni Qendrën tonë për Kujdes ndaj Konsumatorit në e-mail kujdesikonsumatorit@studio-moderna.com apo thirrni në 038 660 308. Varësisht nga dëmtimi apo rrethanat e dëmtimit, ata do t’ju udhëzojnë për procedurat e mëtutjeshme. Në këto raste, ju lutem sigurohuni ta keni Mirëmbajtjen shtesë (nëse aplikohet) si dhe kuponin fiskal.

Q: Cila është mirëmbajtja shtesë për produktin dua ta blej?

Produktet tona kanë vlera të ndryshme, andaj edhe çmimi i mirëmbajtjes shtesë dallon, varësisht nga produkti apo kohëzgjatja. Megjithatë, mirëmbajtja shtesë ka një kosto simbolike. Për më shumë info rreth Mirëmbajtjes shtesë, ju lutem klikoni këtu.

POROSITË

Q: A mund ta ndryshoj ose anuloj porosinë time?

Nëse dëshironi të ndryshoni ose anuloni porositë tuaja, ju lutemi na dërgoni email duke klikuar këtu dhe ne do ta ndryshojmë porosinë për ju ose do ta anulojmë. Ju lutem ta keni parasysh se nëse produkti tashmë është nisur nga depoja, ne nuk mund ta ndryshojmë porosinë, por vetëm mund ta anulojmë atë.

Q: Cili është statusi i porosisë sime?

Aktualisht, mënyra më e shpejtë për ta ditur statusin e porosisë suaj, është duke na telefonuar në 038 660 308.

Q: Nuk ka sasi të produktit që kam kërkuar, çfarë të bëj tani?

Dëshirat dhe kërkesat tuaja janë shumë të rëndësishme për ne. Andaj, në rast se nuk kemi sasi nga produkti që kërkoni, ne do të kontaktojmë me furnizuesit tanë jashtë Kosovës, për t’ua siguruar atë produkt. Në rast se ka, porosia mund të vonojë më shumë se zakonisht.

Në rast se nuk ka sasi as në depot jashtë Kosovës, ne do t’ju propozojmë ndonjë produkt tjetër të ngjashëm.

Për çdo ndryshim të statusit të porosisë tuaj, ne do t’ju njoftojmë përmes e-mailit ose telefonit.

TRANSPORTI I PRODUKTEVE

Q: Sa kushton transporti i porosive?

Çmimi për transportin e porosive deri në shtëpinë tuaj, dallon varësisht nga produkti apo produktet. Nëse bëni blerje online, kostoja për transport do t’ju shfaqet në shportën e blerjes. Nëse bëni porosi përmes telefonit, shuma e saktë do të ju komunikohet nga agjentët tanë, gjatë konfirmimit të porosisë.

Q: Për sa kohë do ta pranoj porosinë time?

Zakonisht, porosia dërgohet tek ju brenda 2-5 ditëve. Nëse nuk pranoni asnjë konfirmim nga ana jonë pas 3 ditësh që e keni bërë porosinë, ju lutemi që të na shkruani e-mail duke klikuar këtu ose na telefononi në 038 660 308 dhe ne do të ju informojmë më saktësisht për vendodhjen e porosisë apo kohën e arritjes.

Q: A mund ta zgjedh se kur dua të pranoj porosinë time?

Nëse doni ta pranoni porosinë në një datë të caktuar, ju lutem i tregoni agjentit gjatë konfirmimit të porosisë. Varësisht nga sasitë e atij produkti, agjenti/ja do t’ju informojë mbi mundësitë që keni.

Q: A duhet ta pranoj personalisht porosinë time?

Porosinë tuaj mund ta pranoni ju, ose personin që ju keni autorizuar për ta pranuar porosinë për ju. Pagesa bëhet nga personi të cilit i dorëzohet produkti.

Q: Çka nëse e ndryshoj mendjen para pranimit të produktit?

Nëse e keni ndryshuar mendjen, ju lutem të na njoftoni sa më parë që të jetë e mundur. Pastaj ne mund ta anulojmë porosinë me lehtësi, pa ndonjë kosto shtesë për ju.

Q: A bëni transport jashtë vendit?

Ne kryesisht bëjmë dërgesa apo transport vetëm brenda Republikës së Kosovës. Por nëse jeni jashtë vendit dhe doni të porosisni nga ne, ju lutem na shkruani e-mail në info@topshop-ks.com në mënyrë që t’ju informojmë më detajisht për mundësitë.

KTHIMI APO NDËRRIMI I PRODUKTEVE

Q: Une dua t'i kthej produktet e blera, si duhet të veproj?

1. Në rast konstatimi të një defekti brenda 14 ditëve nga data e blerjes, ju mund të ndërroni produktin tuaj në secilën nga pikat e shitjes Top Shop apo Dormeo Home (brenda këtij afati).

2. Për të përfituar nga ndërrimi apo kthimi i produktit, konsumatori duhet të sjellë produktin në paketimin origjinal. Paketimi nuk duhet të jetë i dëmtuar. Nëse produkti nuk është në paketimin origjinal dhe me të gjithë aksesorët, ai nuk mund të kthehet apo zëvendësohet.

3. Ju keni të drejtë të tërhiqeni nga kjo kontratë brenda 14 ditëve, pa dhënë ndonjë arsye, duke respektuar pikën 2.

4. Periudha e tërheqjes nga kontrata do të skadojë pas 14 ditësh nga data e blerjes.

Gjatë kthimit, klienti duhet të paraqesë kuponin fiskal të blerjes si dhe produktin në paketimin origjinal.

Q: Sa gjatë duhet të pres për të marrë rimbursim apo për ta ndërruar produktin??

Kthimet në dyqan bëhen po në atë ditë dhe aty pë aty bëhet rimbursimi.

Rimbursimi apo ndërrimi i produktit kryhet në të njejtën ditë që e ktheni produktin. Ky proces realizohet në dyqanet tona, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 16:00.

LLOJET E PAGESAVE

Q: Çfarë formash të pagesave pranoni?

Aktualisht ne pranojmë këto forma të pagesave:

  • Para të gatshme pas dorëzimit të porosisë;
  • Pagesa me këste (llojet e kësteve janë të cekura për çdo produkt veçanërisht);
  • Pagesa me kartela bankare në derë të shtëpisë tuaj.

Q: A pranoni kartela të bankave jashtë vendit?

Ne pranojmë pagesa edhe me kartela bankare të huaja. Pagesa bëhet me pos, pasi ta pranoni produktin.

Kurse pagesat online me kartela bankare aktualisht nuk aplikohen.

Q: Si funksionon pagesa pas pranimit të porosisë?

Pagesa pas pranimit të porosisë është mënyra më e sigurtë dhe më e lehtë e pagesës. Ju vetëm rezervoni shumën totale të porosisë në para të gatshme të cilat ua ka konfirmuar agjenti përmes telefonit, dhe ia jepni postierit pas pranimit të produktit.

Q: A është i sigurtë përdorimi i kartelave bankare në uebfaqen tuaj?

Për momentin nuk ofrojmë pagesa me kartelë bankare përmes uebfaqes.

Më shumë rreth sigurisë ju mund të lexoni duke klikuar këtu.

TEKNOLOGJIA

Q: Çka janë "cookies"? A duhet ti lejoj ato në shfletuesin tim?

Një "cookie" është një sasi e vogël e të dhënave që dërgohen në shfletuesin tuaj nga një faqe interneti dhe ruhet në hard diskun e kompjuterit tuaj. Nëse preferencat e shfletuesit tuaj e lejojnë atë (shumica e shfletuesve janë të instaluar me "cookies" të aktivizuara), çdo faqe interneti mund të dërgojë cookie-t e saj në shfletuesin tënd. Për të mbrojtur privatësinë tuaj, "cookies" nuk ruajnë të dhënat personale, por përdorin identifikues unik anonim. Çdo ueb faqe mund të ketë qasje vetëm në "cookies" që ajo faqe ka dërguar në hard drive tuaj, dhe jo "cookies" të dërguara nga faqet e tjera të internetit.

Nëse ju i jepni të tjerëve kompjuterin tuaj për përdorim dhe ju nuk dëshironi ata të kenë qasje në informatat mbi llogarinë tuaj, sigurohuni që jeni shkyçur nga ëebfaqja para se të dilni nga kompjuteri juaj. Ju mund të shkyçeni duke klikuar në butonin "Shkyçu" në krye të faqes.

Për më shumë informata rreth përdorimit të "cookies", lexoni Politikat e Ruajtjes së Fshehtësisë.

Q: Kur dua të bëj një porosi, më shfaqet një mesazh që deklaron se ka ndodhur një gabim. Çfarë shkoi keq dhe çfarë të bëj?

Nëse gjithçka është në rregull dhe ju ende nuk mund ta bëni porosinë tuaj, ne ju kërkojmë të mbyllni faqen dhe provoni përsëri duke hapur dritare të re të shfletuesit. Nëse ende nuk funksionon, ju lutem na shkruani në kujdesikonsumatorit@studio-moderna.com ose na telefoni në 038 660 308 dhe ne do ta zgjidhim problemin për ju.

TË DHËNAT TUAJA

Q: E kam ndërruar e-mail adresën, si mund t'i përditësoj të dhënat e mia?

Kyçuni në llogarinë tuaj, dhe te “Paneli i kontrollit të llogarisë” gjeni opsionin “Ndrysho të dhënat”. Klikoni aty për ta regjistruar emailin tuaj të ri.

Q: Si mund ta ndërroj fjalëkalimin e llogarisë time?

Ju mund ta ndërroni fjalëkalimin tuaj pasi të kyçeni në llogarinë tuaj. Ju lutem klikoni në kategorinë "Informata mbi llogarinë" gjeni opsion përkatës.

Q: Si mund ta mbyll llogarinë, nëse nuk dua ta përdor më?

Nëse dëshironi ta fshini llogarinë tuaj dhe të gjitha informacionet tjera në të, ju lutem na shkruani e-mail në info@topshop-ks.com dhe ne do ta fshijmë atë për ju. Por keni kujdes sepse të gjitha informacionet e fshira nuk mund të kthehen pasi të fshihen nga sistemi.