Hekur me avull
Ky hekur me fuqi 2200W ka pllakë qeramike dhe temperatura mund t’i rregullohet, varësisht prej materialit. Për siguri më të lartë, fiket automatikisht nëse qëndron pa lëvizur deri në 30 sek (horizontalisht) apo deri 8 min (vertikalisht). Funksionet: hekurosje, tharje, avull, spërkatje. Ka rezervuar 300 ml, me një filter special i cili zbutë ujin dhe parandalon krijimin e gëlqeres. Madhësia e pllakës: 22.9 x 12.1 cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Hekurosni shpejt dhe pa mundim
Falë karakteristikave të mençura dhe fuqisë prej 2200W, më nuk do të keni grumbull të madh rrobash në shportë – sepse me këtë hekur, do t’i hekursoni shpejt dhe lehtë.
Pllaka me teknologji qeramike trajton rrudhat e forta, por në të njejtën kohë qëndron e butë me rrobat. Mund të zgjedhni funksione të ndryshme të avullit, sikurse: Avull në drejtim vertikale për rroba më të mëdha, spërkatje dhe avull dhe spërkatje të fuqishme avulli, në mënyrë që të mund t’i trajtoni të tekstilet pa u munduar shumë.
Tri veçori që e bëjnë unik këtë hekur
Ky hekur ka plot përparësi që e bëjnë më të veçantë në treg, dhe ua lehtëson punën e përditshme të mirëmbajtjes së rrobave.
- Fikje automatike, për më shumë siguri - Nëse e leni hekurin pa lëvizur deri në 30 sekonda, në pozitë horizontale, do të fiket automatikisht. Kurse nëse qëndron pa lëvizur në pozitën vertikale, pas 8 minutash do të fiket. Për ta aktivizuar përsëri, lëvizeni dhe pastaj aktivizohet edhe treguesi, që tregon se hekuri është gati për përdorim.
- Nuk pikon - Ky hekur është i pajisur me një funksion që ndalon pikimin, pra, hekuri ndalë në mënyrë automatike avullin kur temperatura është shumë e ulët, në mënyrë që ta parandalojë pikimin nga pllaka.
- Anti-gëlqere - Rezervuari i ujit prej 300ml ka të integruar një filter special i cili zbutë ujin dhe parandalon krijimin e gëlqeres. Filteri është i përhershëm dhe nuk ka nevojë të ndërrohet. Kjo veçori e shton edhe jetëgjatësinë e produktit.
Specifikat teknike & benefitet
- 220-240V, 50/60Hz, 2200 W
- Funksionet: Hekurosje, tharje, avull, spërkatje, vetëpastrim
- Kapaciteti i rezervuarit: 300 ml
- Madhësia e pllakës: 22.9*12.1 cm
- Kabllo 1.9 me prizë VDE
- Pllakë qeramike
- Funksione shtesë: anti –gëlqere, nuk pikon
- Ngjyrat në dispozicion: Emerald / e gjelbërt
- Termosat i rregullueshëm
- Mbrojte nga mbinxehtësia