Jastëk Down Cotton Dormeo
Përjetoni ndjesinë e luksit me 5 yje në shtëpi, me jastëkun e ri Down Cotton! Ky jastëk është i mbushur me penda si dhe pupla të buta (down) të rosës, në mënyrë që t’ju sigurojë rehati në çdo pozicion të fjetjes. Është i rehatshëm, i butë i ajrosshëm dhe hipoalergjenik. Ka mbulesë prej pambuku, e cila nuk lejon që pendët dhe puplat e buta të rrjedhin. Jastëku ka madhësi 50x70cm dhe mund të lahet në 30°C.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Përjetoni ndjesinë e luksit me 5 yje në shtëpi, me jastëkun e ri Down Cotton! Ky jastëk është i mbushur me penda si dhe pupla të buta (down) të rosës, në mënyrë që t’ju sigurojë rehati në çdo pozicion të fjetjes. Është i rehatshëm, i butë i ajrosshëm dhe hipoalergjenik. Ka mbulesë prej pambuku, e cila nuk lejon që pendët dhe puplat e buta të rrjedhin. Jastëku ka madhësi 50x70cm dhe mund të lahet në 30°C.
Më shumë - Përshkrimi
-
Shijoni luksin që ofrojnë puplat e buta
Një nga materialet më luksoze që përdoren në jastëk, janë pendët dhe puplat e buta (doën) natyrale të rosës. Ky material ofron butësi dhe mbështetje për kokën, qafën dhe supet. Tash mund ta shijoni ndjesinë e luksit me 5 yje, mu në shtëpinë tuaj – jastëku Down Cotton ua ofron këtë.
Çka e bën këtë jastëk kaq të veçantë?
Ky jastëk është i mbushur edhe me pupla të buta, që njihen si down. Ky material e bën jastëkun të butë, të lehtë dhe të ajrosshëm.
Kombinimi i duhur i pendëve dhe puplave më të buta
Dallimi mes pendave dhe puplave të buta është se pendët mirren nga krahët e shpezëve, kurse puplat e buta nga nënbarku. Edhe sekreti i rehatisë së këtij jastëku qëndron te kombinimi i duhur i këtyre dy materialeve natyrale, për t’ju ofruar butësinë dhe ngrohtësinë që ju duhet. Po ashtu, jastëku ofron mbështetjen që i duhet qafës dhe shpinës për të qëndruar pa dhimbje.
Rehatia e duhur për shëndet më të mirë
Ky jastëk luksoz ka edhe një sërë benefitesh të tjera për shëndetin:
- Jastëku lehtësisht i përshtatet formave të trupit, duke përkëdhelur kokën tuaj me një mbështetje të duhur për të parandaluar dhe zvogëluar dhimbjen e qafës.
- Është shumë i ajrosshëm, andaj mund të përdoret gjatë tërë vitit, sepse parandalon krijimin e lagështisë dhe djersitjes, nga të cilat shkaktohen edhe aromat e pakëndshme.
- Pendët e zakonshme dhe puplat e buta janë hipoalergjenike, andaj në mënyrë natyrale mundësojnë një ambient më të shëndetshëm për të fjetur.
Një mbulesë pambuku për më shumë butësi
Jastëkët me pupla jo-cilësore mund të jenë të parehatshëm, sepse puplat mund të rrjedhin dhe të shkaktojnë rrëmujë. Por ky jastëk me pupla natyrale ka një mbulesë cilësore prej pambuku. Mbulesa 100% pambuk është e ajrosshme, fleksibile, jo-alergjike dhe jo-statike, pra, ka të gjitha cilësitë që i duhen një produkti për dhomën e gjumit.
I certifikuar me standartet RDS kundër mizorisë
Puplat e përdorura për këta jastëkë, janë të certifikuara me standartet e Responsible Down Sourcing (RDS). Kjo do të thotë se materiali vjen nga rosat të cilat janë rritur pa ndonjë lëndim dhe dëm të panevojshëm. Kjo e bën më të lehtë sigurimin e puplave cilësore nga ferma deri te produkti final. Certifikimet RDS e bëjnë të mundur që ju ta siguroni cilësinë e lartë pa shkaktuar dwme dhe pa pasur nevojë të bëni kompromis me vlerat tuaja.
Mirëmbahet lehtë
Jastëku ka madhësi 50x70cm dhe mirëmbahet lehtë. Ju mund ta lani në rrobalarëse në temperaturë 30°C.
- Specifikat Teknike
-
Baza top and bottom chamber: 50% White Duck Down + 50% feather; middle chamber: 100% White Duck Feather Lartësia 17 cm Linja Dormeo Vitality Mbështjellësi 100% cotton Pillow type klasike Programi Dormeo gjumë mund të lahet 30°C