Tavë qelqi Royal Supreme Medium
Jo vetëm që duket e mrekullueshme, por kjo tavë qelqi do t’ju sigurojë edhe rezultate të mrekullueshme në çdo recetë! E punuar nga qelqi borosilikat dhe me veshje jo-ngjitëse PPG Xylan, kjo tavë dy pjesëshe ju mundëson të gatuani me pak vaj dhe ushqimi nuk ngjitet. Tava është e sigurtë për t’u përdorur në furrë, mikrovalë dhe enëlarëse. Mund të përdoret si tavë e thellë (tava e madhe 3L), si tepsi (tava e cekët 1.5L) apo si tavë me kapak (të dyjat bashkë). Në set përfshihet edhe një tabak praktik, i punuar nga druri i bambusë.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Materiale cilësore dhe dizajn unik
Shijoni tava tradicionale apo ushqime të ndryshme furre, të gatuara në këtë tavë unike qelqi, me madhësi mesatare. Ideale për kuzhinierët me përvojë dhe ata të rinj, ky set mund të përdoret për ta gatuar, servuar dhe ruajtur ushqimin.
Falë dizajnit unik, tava do t’i shtojë një pamje më unike tavolinës suaj të ngrënies.
Set 3në1, për çdo recetë gatimi
Ky set nga linja Royal Supreme përmban tri enë/aksesorë kuzhine:
-
Tava e thellë
Me kapacitet 3L, e përshtatshme për lazanja, mish, bukë, makarona, perime dhe jo vetëm.
-
Tava e cekët
Me kapacitet 1.5L, mund të shërbejë si kapak për tavën e thellë apo si tavë në vete.
-
Tabak bambuje
Mund ta përdorni si kapak për tavën e thellë (jo në furrë), apo si dërrasë për prerje.
Enë qelqi me cilësi premium
Ena është e punuar nga qelqi borosilikat, kombinuar me veshje jo-ngjitëse PPG Xylan, të cilat janë tërësisht rezistente ndaj gërvishtjes, shumë të qëndrueshme dhe e mbajnë nxehtësinë më shumë se sa metali. Andaj kjo tavë është perfekte edhe për ta servuar ushqimin, sepse e mban të ngrohtë.
Veshje jo-ngjitëse, për gatime me më pak yndyrë
Veshja jo-ngjitëse PPG Xylan siguron një sipërfaqe të lëmuar, e cila parandalon ngjitjen e ushqimit. Në këtë mënyrë, ju mund të gatuani shujta më të shëndetshme, duke përdorur më pak vaj. Pastaj, edhe pastrimi i enës është më i lehtë.
Nga frigoriferi në furrë, nga furra në tavolinë
Kjo tavë qelqi është rezistente ndaj të ftohtit dhe nxehtësisë, andaj ju mund ta transferoni ushqimin e mebtur nga frigoriferi në mikrovalë apo furrë, dhe pastaj direkt në tavolinë.
Pastrohet shumë lehtë
Pasi ta keni shijuar ushqimin, tavën e thellë dhe të cekët mund t’i lani në enëlarëse. Po ashtu, lehtësisht mund ta lani edhe me dorë, falë sipërfaqes jo-ngjitëse. Tabakun prej bambuje mund ta shpërlani apo fshini me një leckë të lagur dhe ta lini të thahet.
-
- Informata shtesë
-
Në set përfshihen:
- Tava e thellë (kapacitet 3l, dimensione: 32x19x8cm),
- Tava e cekët (kapacitet 1,5l, dimensione: 32x19x5cm),
- Tabaku 32 cm.
Info shtesë
- Të dy tavat mund të pèrdoren në furrë / mikrovalë deri në 230°C
- Nuk përmbajnë PFOA
- Mund të lahen në enëlarëse
- Mund të përdoren për ta ruajtur ushqimin në frigorifer
- Të punuara nga qelqi borosilikat cilësor