Jorgan Light Dormeo Aloe Vera
Jorgani Light Aloe Vera është plotësisht i ajrosshëm dhe i dizajnuar posaçërisht për sezonat më të ngrohta. Është i pasur me trajtimin Aloe Vera dhe i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, për t’i ofruar lëkurës suaj butësi dhe rehati gjatë gjumit. Mund të lahet në lavatriçe në 60°C, temperaturë e cila eleminon mikroorganizmat e pluhurit. Në dispozicion dy madhësi: 140x200cm dhe 200x200cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Jorgani Light Aloe Vera është plotësisht i ajrosshëm dhe i dizajnuar posaçërisht për sezonat më të ngrohta. Është i pasur me trajtimin Aloe Vera dhe i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, për t’i ofruar lëkurës suaj butësi dhe rehati gjatë gjumit. Mund të lahet në lavatriçe në 60°C, temperaturë e cila eleminon mikroorganizmat e pluhurit. Në dispozicion dy madhësi: 140x200cm dhe 200x200cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Mbulohuni me butësinë dhe ngrohtësinë që ju ofron jorgani Aloe Vera
Këtë herë, pjesa më e mirë e jorganit fshihet në mbulesën e tij. Mbluesa e jorganit Light përmban dhuratën e çmuar nga natyra - bimën Aloe Vera, për t’ju ofruar butësi dhe rehati gjatë gjumit.
Trajtimi Aloe Vera i rigjeneron materialet, duke i bërë më të buta dhe më të këndshme për lëkurën.
Fuqia shëruese e bimës Aloe Vera
Shpesh e njohur si “bima e pavdekësisë”, “zambaku i shkretëtirës” dhe “shëruesi i heshtur”, bima Aloe Vera është e pasur me lëndë ushqyese, vitamina, minerale dhe aminoacide. Përpos vetive të buta dhe rigjeneruese, Aloe Vera ka edhe veti antibakteriale, dhe rekomandohet sidomos për njerëzit me lëkurë të ndjeshme ose të prirur ndaj alergjisë. Prandaj, jorgani Aloe Vera është zgjedhja e duhur për ju.
I mbushur me mikrofibra të avancuara WellSleep®
Jorgani Light Aloe Vera është i mbushur me mikrofibra të avancuara WellSleep®, për t’ju ofruar rehati të plotë për gjumë të mirë. Por këto mikrofibra ofrojnë më shumë se kaq. Kanë veti të shkëlqyera termorregulluese dhe janë shumë të këndshme në prekje.
Struktura e veçantë e mikrofibrave krijon xhepa ajri të cilët i shtojnë edhe më shumë vëllim jorganit. Mikrofibrat po ashtu e thithin pak lagështinë, prandaj janë rezistente ndaj njollave. Por nëse spërkatet me diçka, mund ta lani në lavatriçe në 60°C.
Fibra të reja viskoze që sigurojnë butësi dhe termorregullim
Përpos mikrofibrave Wellsleep, jorgani Light Aloe Vera përmban edhe fibra të reja viskoze, për t’i shtuar më shumë butësi. Fibrat viskoze kanë veti të shkëlqyera termorregulluese dhe menaxhimin e lagështisë, prandaj ju sigurojnë një ambient të pastër gjumi gjatë gjithë sezonave.
Paktim i veçantë
Jorgani i ri nga Aloe Vera vjen i paketuar në një qese të ripërdorshme vakumi, në mënyrë që ta ruani sa më mirë gjatë kohës kur nuk e përdorni. Po ashtu, ju kursen më shumë hapësirë.
Shijoni dobitë që ofron jorgani Light Aloe Vera:
- I pasur me Aloe Vera dhe i përsosur për lëkurë të ndjeshme;
- I butë, i ngrohtë dhe shumë i rehatshëm
- Materiale plotësisht të ajrosshme;
- I përshtatshmë për njerëzit që priren ndaj alergjive apo janë të ndjeshëm ndaj pluhurit;
- I ofron lëkurës ndjesi të butë dhe të lëmuar;
- Pastrohet / mirëmbahet lehtë;
- Në dispozicion në dy madhësi: 140x200cm dhe 200x200cm;
- Rekomandohet posaçërisht për muajt më të ngrohtë dhe për ata që duan freski gjatë gjumit.
Përparësitë:
- Mbulesa e jorganit është e pasur me Aloe Vera, për t’ju ofruar ndjesi të butë dhe të lëmuar;
- I punuar me materiale të përshtatshme për lëkurë;
- I mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®;
- Ka veti mbrojtëse ndaj pluhurit, baktereve dhe papastërtive të tjera;
- Mirëmbahet lehtë - mund të lahet në lavatriçe, në temperaturë 60°C;
- Vjen i paketuar me një qese të ripërdorshme vakumi - për ta ruajtur më sigurtë dhe për t’ju kursyer hapësirë.
- Specifikat Teknike
-
Add Info duvet is vacuum packed in reusable vacuum bag with inlay Dimensionet 140x200cm, 200x200cm Filling 100% polyester (Wellsleep® advanced micro fibres), 200 gsm Linja Dormeo Comfort Mbështjellësi 100% polyester (softdream micro fibres) with Aloe Vera finish Programi Dormeo gjumë Sezoni verë mund të lahet 60°C