Shtresë memory Warm&Cool Dormeo
Shijoni gjumë më cilësor, me këtë shtresë të dizajnuar për të gjitha stinët! Njëra anë ju mban freskët gjatë muajve të ngrohtë, kurse ana tjetër ju mban ngrohtë gjatë muajve të ftohtë. Shtresa bërthamë prej sfungjerit memory me 3 zona, sistem AirX dhe trajtimin CleanEffect për higjienë. Ideale për dyshekë, divan, dysheme apo kamping.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shijoni gjumë më cilësor, me këtë shtresë të dizajnuar për të gjitha stinët! Njëra anë ju mban freskët gjatë muajve të ngrohtë, kurse ana tjetër ju mban ngrohtë gjatë muajve të ftohtë. Shtresa bërthamë prej sfungjerit memory me 3 zona, sistem AirX dhe trajtimin CleanEffect për higjienë. Ideale për dyshekë, divan, dysheme apo kamping.
Më shumë - Përshkrimi
-
Për një shtrat më të rehatshëm
Një shtresë dysheku është një mënyrë e shpejtë, e thjeshtë dhe ekonomike për ta përmirësuar sipërfaqen ku flini. Një shtresë cilësore e shndërron në vend të rehatshëm edhe divanin apo dyshekun e vjetër, sepse i shton rehati dhe mbështetje shtesë.
Termorregullimi, për një natë plot gjumë cilësor
Ka plot faktorë që ndikojnë te gjumi cilësor, por ne shpesh e harrojmë termorregullinin. Termorregullimi ndihmon që trupi juaj ta ketë temperaturën e duhur gjatë gjumit, në mënyrë që të zgjoheni të freskët dhe plot energji.
Dy anë, për të gjitha stinët
Kjo shtresë risi nga Dormeo, është dizajnuar që t’ju ofrojë rehati dhe mbështetje gjatë tërë vitit.
-
Ana e ngrohtë, për stinët e ftohta
-
Ana e freskët, për stinët e ngrohta
- Njëra anë është e pasur me fibra Tencel™ Lyocell, të punuara nga bima eukalipt. Ky material i mrekullueshëm ka veti të shkëlqyera të absorbimit të lagështisë dhe është i ajrosshëm, në mënyrë që t’ju mbajë freskët ose ngrohtë sipas nevojës. Fibrat Tencel™ Lyocell janë hipoalergjenike, zvogëlojnë rritjen e baktereve dhe aromat e pakëndshme. Po ashtu, ofrojnë ndjesi të butë ndaj lëkurës.
- Ana tjetër është dizajnuar posaçërisht për muajt e ftohtë, në mënyrë që t’ju sigurojë ngrohtësi për gjumë sa më të rehatshëm.
3 zona rehatie
Bërthama 4cm e kësaj shtrese është sfungjer memory, i cili i përshtatet formës trupore, për t’ju siguruar mbështetjen që ju duhet. Po ashtu, tri zona ju mundësojnë rehati shtesë:
- koka dhe qafa masazhohen butësisht nga një zonë në formë veze;
- zona e ijeve ofron edhe më shumë mbështetje;
- zona e këmbëve shton ajrosjen.
123lartësi4cm
Zonat e rehatisë
Pozita e përsosur e fjetjes
Higjienë, për një ambient gjumi më të sigurtë
Ne kalojmë shumë kohë në shtrat, andaj higjiena është e rëndësishme. Për këtë arsye pjesët e shtresës Warm&Cool janë të mbuluara me material rrjete AirX, i cili është i ajrosshëm dhe siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit. Mbulesa e shtresës është e pasur me trajtim the CleanEffect®, i siguron shtresës mbrojtje nga bakteret, pluhuri dhe mikrobet. Mbulesa po ashtu mund të hiqet dhe të lahet.
Praktike dhe e gjithanshme
Një shtresë mbështillet dhe paketohet lehtë, kur vjen puna për udhëtime. Po ashtu, është mënyrë më ekonomike për të përmirësuar shtratin apo sipërfaqen ku flini. Ju mund ta përdorni në plot raste, kur ju duhet rehati shtesë.
- Shtoni shtresën sipër dyshekut të vjetër, për rehati shtesë.
- Përdoreni si shtrojë në dysheme, ose shndërrojeni divanin në një vend të rehatshëm për mysafirët.
- Merreni me vete në kamping, për më shumë rehati gjatë udhëtimit.
- E përsosur për konvikte studentore, sepse siguron rehati shtesë dhe më shumë higjienë.
-
- Specifikat Teknike
-
Trajtim antibakterial Po Baza Memory Foam Lartësia 4 cm Linja Dormeo Vitality Materialet e dyshekut Sfungjer Memory Mbështjellësi Cool side: 30% Tencel™, Warm side: 100% Polyester Mbështjellësi mund të pastrohet Po Programi Dormeo gjumë Shpuzë memoruese Po Zonat e bërthamës 3