Tigan për salca Stone Legend Classic Delimano
I punuar në mënyrë eko-miqësore, ky tigan i thellë 16cm është i përsosur për të përgatitur salca, supë, për të zier vezë, qumësht dhe jo vetëm. Ka bazë 3 shtresore prej çelik karboni & smalti, e cila e shpërndan nxehtësinë në mënyrë të barabartë. Po ashtu, ka sipërfaqe jo-ngjitëse, falë veshjes me 5 shtresa Quantanium. Mund të përdoret në të gjitha pllakat. Madhësia: 16cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
I punuar në mënyrë eko-miqësore, ky tigan i thellë 16cm është i përsosur për të përgatitur salca, supë, për të zier vezë, qumësht dhe jo vetëm. Ka bazë 3 shtresore prej çelik karboni & smalti, e cila e shpërndan nxehtësinë në mënyrë të barabartë. Po ashtu, ka sipërfaqe jo-ngjitëse, falë veshjes me 5 shtresa Quantanium. Mund të përdoret në të gjitha pllakat. Madhësia: 16cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Tigani i përsosur për gatime të vogla ditore në kuzhinë
Tiganin për salca mund ta përdorni edhe për shumë ushqime tjera. Ngrohni çdo lloj qumështi për çokollatë të nxehtë të shijshme, përgatisni puding apo krem, zieni supë, vezë etj. Ky tigan 16cm është i përsosur për t’i plotësuar detyrat e vogla bazike në kuzhinë. Tigani i thellë Stone Legend Classic jo vetëm që është shumë funksional, por edhe elegant.
Kombinimi i përsosur për qëndrueshmëri
Ky tigan është pjesë e linjës sonë të re Stone Legend Classic. Baza e tiganit është e punuar nga 3 shtresa të kombinuara: smalti siguron që ushqimi të ngrohet shpejt dhe në mënyrë të barabartë, kurse pjesa prej çelik karboni është miqësore ndaj induksionit.
Veshja Whitford QuanTanium e përforcuar me grimca titani dhe guri, është edhe më e fortë dhe më rezistente ndaj gërvishtjeve. Andaj ne ju garantojmë që kjo enë do të zgjasë për vite me radhë.
Veshja Whitford Quatanium, arsyeja pse e duam këtë enë
Sekreti i linjës Stone Legend Classic qëndron te Quantanium-i, veshja më risi dhe më modern në treg. Veshja Quantanium përmban grimca guri të vërtetë, të cilat e ruajnë nxehtësinë dhe e përcjellin gradualisht te ushqimi, në këtë mënyrë lëngjet, vitaminat dhe shija mbesin brenda ushqimit. Grimcat e gurit i japin ushqimit një shije tradicionale, sikur gjithçka të ishte gatuar në gur të vërtetë.
Veshje 5 shtresore me grimca titani dhe guri të vërtetë
Për të siguruar performancë më të mirë, veshja e tiganit përbëhet prej 5 shtresave. Ne kemi parë tigan me veshje 3 shtresore, por ky version më i përmirësuar i ka 5! Dhe kur bëhet fjalë për performancë, shtresat extra e bëjnë ndryshimin… Edhe pse veshja 5 shtresore është mjaft e trashë, ne nuk jemi ndalur me kaq. Për ta bërë edhe më të fortë, kemi shtuar grimca titani, të cilat e forcojnë veshjen edhe më shumë, saqë mund ta përdorni me vegla metali.
E sigurtë për mjedisin, e sigurtë për ju
Veshja Quantanium ka bazë uji, pra është e shëndetshme dhe eko-miqësore. Të gjitha materialet janë jo-toksike dhe 100% pa PFOA, prandaj asnjë kimikat i dëmshëm nuk mund të depërtojë në ushqimin tuaj. Veshja po ashtu është jashtëzakonisht rezistente ndaj gërvishtjeve, dhe nuk lejon që kimikatet të arrijnë te ushqimi, sikurse ato PTFE.
100% sipërfaqe jo-ngjitëse për pastrim më të lehtë
Më nuk do të keni probleme të tilla si ngjitja e ushqimit apo djegia e qumështit gjatë vlimit, sepse tigani ka sipërfaqe cilësore jo-ngjitëse. Ju mund të gatuani me pak vaj, dhe përsëri ushqimi nuk do të ngjitet. Pas gatimit, mund ta vendosni në enëlarëse ose lani me ujë të ngrohtë dhe shampon.
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 16cm Kapaciteti 1,4l Material çeliku i karbonit, enamel Material interieri QuanTanium Real Stone Materiale Bazë hekur Mund të lahet në enëlarëse Po