Set i enëve Titanium Legend Maestro
Kompletoni kuzhinën tuaj me një set enësh që ju duhen për gatime të përditshme, dhe për më tepër, ju mundësojnë të kurseni kohë dhe energji. Enët e setit Maestro kanë veshje shumështresore QuanTanium®, që nuk lejojnë ushqimin të ngjitet. Andaj ju mund të krijoni gatime me shumë shije por me pak yndyrë. Seti përmban: tigan fërgimi 20cm, tenxhere 26cm, tepsi 26cm dhe kapak 26cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Kompletoni kuzhinën tuaj me një set enësh që ju duhen për gatime të përditshme, dhe për më tepër, ju mundësojnë të kurseni kohë dhe energji. Enët e setit Maestro kanë veshje shumështresore QuanTanium®, që nuk lejojnë ushqimin të ngjitet. Andaj ju mund të krijoni gatime me shumë shije por me pak yndyrë. Seti përmban: tigan fërgimi 20cm, tenxhere 26cm, tepsi 26cm dhe kapak 26cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
-
Ngrohje 2 herë më e shpejtë
Enët Titanium Legend ngrohin 2 herë më shpejt se enët e gatimit prej alumini, andaj edhe gatimi do të kryhet më shpejtë.1
-
Konsum më i ulët i energjisë
Enët e gatimit prej çelik karbonit ngrohen më shpejt dhe në mënyrë të barabartë, e ruajnë nxehtësinë më gjatë dhe përdorin deri në 50%2 më pak energji në pllakën e gatimit me induksion.
-
Më pak yndyrë
Përgatisni ushqime me më pak vaj. Pra, ushqeheni shëndetshëm dhe kurseni vaj.
-
Nga pllakat në furrë
Mund të përdoret për pjekje në furrë deri në 230°C, falë dorezës prej çeliku inox.
-
E përshtatshme për të gjitha pllakats
Kombinimi perfekt i materialeve tradicionale dhe moderne, ju lejon ta përdorni për gatim në të gjitha pllakat.
-
Prodhuar në Spanjë
Prodhimi lokal në BE zvogëlon gjurmën e karbonit.
Kompletoni kuzhinën tuaj
Seti Maestro është dizajnuar për gatime të përditshme, andaj edhe enët karakterizohen me qëndrueshmëri të gjatë. Që nga omleti i mëngjesit, deri te gjella e tavat speciale, këto enë janë zgjidhja juaj.
Seti Maestro përmban: tigan fërgimi 20cm, tenxhere 26cm, tepsi 26cm dhe kapak 26cm që mund të përdoret me tenxheren dhe tepsinë.
Enë cilësore për ushqime cilësore
Enët Titanium Legend ju mundësojnë t’i përgatisni recetat e preferuara, përsëri e përsëri. Shija autentike e ushqimeve është e garantuar, falë bërthamës çelik karbon, që siguron shpërndarje të barabartë të nxehtësisë dhe veshjes tri-shtresore me grimca titani, e cila e bën enën të fortë dhe rezistente.
Shtresa e sipërme me material smalti, i jep enëve pamje premium, me vija të drejta dhe moderne, duke i bërë jashtëzakonisht tërheqëse vizualisht. Ju mund t'i përdorni këto enë për fërgim, pjekje dhe servim.
Kombinimi perfekt i materialeve moderne dhe tradicionale
Enët Titanium Legend Maestro përbëhen prej dy materialeve me cilësi të lartë:
- Çelik karboni me smalt është material i sigurtë dhe i qëndrueshëm, të cilin paraardhësit tanë e kanë përdorur për dekada me radhë. Ky material ngrohet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë, pa pika të nxehta, si dhe e ruan nxehtësinë për një kohë më të gjatë. Veshja e jashtme prej smalti siguron më shumë qëndrueshmëri, rezistencë ndaj korrozionit dhe pamje më tërheqëse.
- Veshja shumështresore QuanTanium® me bazë uji, e përforcuar me grimca titani, e cila qëndron deri në 25000 cikle testimi të gërryerjes dhe lëshimit të lagështisë. Kjo nënkupton se ka veti rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ruan vetitë jo-ngjitëse për vite me radhë.
Si është punuar veshja e enëve Titanium Legend?
-
Veshje smalti
për ta mbrojtur nga korrozioni dhe njollat.
-
Bazë prej çelik karboni
për nxehtësi optimale dhe të barabartë.
-
Shtresa e parë
e përforcuar me grimca titani.
-
Shtresa e mesme
me veshje përforcuese shtesë.
-
Shtresa e sipërme
me veshje me cilësi të lartë, për veti jo-ngjitëse.
12345Forcë natyrore për performancë të jashtëzakonshme
Titani njihet për vetitë cilësore: anti-korrozion, i fortë dhe i lehtë. Andaj ky metal e bën këtë tigan kaq unik, me veshje jo-ngjitëse, në mënyrë që ju të gatuani me pak vaj.
Një surprizë poshtë enëve
Secila enë ka një recetë në pjesën e poshtme, që mund t’ju hyjë në punë kur s’keni ide çka të gatuani. Enët po ashtu kanë doreza prej çeliku inox – perfekte kur keni receta apo ushqime që duhet t’i piqni në furrë.
Enët mund të lahen në enëlarëse apo me dorë, duke përdorur ujë të ngrohtë dhe detergjent për enë.
1 Tiganit Titanium Legend i duhen 2'15'' për ta arritur temperaturën 220°C në nivelin 9 në pllakën e gatimit me induksion, krahasuar me tiganin prej alumini me tregues të pikave në pjesën e poshtme, të cilit i nevojiten 7'14'' për të arritur atë temperaturë në pjekjen me induksion.
2 Kur përdorni tiganin Titanium Legend, krahasuar me përdorimin e tiganit alumini me fund të plotë induksion (39%) dhe fund induksioni me pika (47%), në nivelin 6 të temperatures, në pllakën e gatimit me induksion.
-
- Informata shtesë
-
Ne mendojmë për mjedisin!
Niveli i konsumit të ujit për prodhimin e enëve tona është 80% më pak se në vitin 2018 dhe 70% e paketimit përbëhet prej materialeve të ricikluara. Bërthama çelik karbon dhe veshja 3-shtresore me janë punuar pa PFOA. Prodhimi lokal në Spanjë zvogëlon gjurmën e karbonit.
Specifika teknike
- Diameteri: Tigani (20cm), tenxherja, tepsia dhe kapaku (26 cm)
- Doreza prej çeliku inox
- Trashësia: 1.5 mm
- Të përshtatshme për të gjitha pllakat, edhe ato me induksion
- Mund të përdoren në furrë, deri në 230°C
- DMund të lahen në enëlarëse
- Materiale jo-toksike, pa PFOA