Set i Blender dore Joy Pro Delimano
Përgatisni një sërë ushqimesh të shijshme dhe të shëndetshme me setin e Blender dore Joy Pro. Ky set ka motor me fuqi 600W, 5 funksione dhe 8 aksesorë. Blenderi është praktik dhe mund ta përdorni për të përzier, rrahur vezë, shtypur pure, për të grirë përbërës të ndryshëm dhe jo vetëm. Gatuani shpejt dhe lehtë me blenderin Joy Pro.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Përgatisni një sërë ushqimesh të shijshme dhe të shëndetshme me setin e Blender dore Joy Pro. Ky set ka motor me fuqi 600W, 5 funksione dhe 8 aksesorë. Blenderi është praktik dhe mund ta përdorni për të përzier, rrahur vezë, shtypur pure, për të grirë përbërës të ndryshëm dhe jo vetëm. Gatuani shpejt dhe lehtë me blenderin Joy Pro.
Më shumë - Përshkrimi
-
Asistenti juaj në kuzhinë
Një blender dore është një pajisje kompakte, por e ka fuqinë t'i bëjë më argëtuese punët në kuzhinë. Blenderi i dorës Joy Pro, bashkë me aksesorët përkatës ju shërben për përzierje, copëtim apo grirje, rrahje të vezëve, shtypje të patateve apo përbërësve tjerë dhe jo vetëm. Funksionon shpejt dhe lehtë falë motorit të fuqishëm 600W dhe 14,000 rrotullimeve për minutë (RPM).
Kjo pajisje thelbësore për kuzhinë do t'ju ndihmojë t'i zgjeroni aftësitë tuaja në fushën e gatimit, duke ju frymëzuar të provoni receta të reja.
Ka 5 funksione dhe 8 aksesorë, andaj do t'ju ndihmojë në plot detyra në kuzhinë. Ju mund ta përdorni për të përgatitur supa kremozë, salca, masa për ëmbëlsira, smoothie apo edhe ushqim për bebe. Pasi ta merrni këtë blender, do ta pyesni veten se si keni funksionuar më parë pa të.
-
Përdoreni si blender dore
Ky blender ka një bosht të gjatë metali, i cili ju mundëson t’i shtypni perimet teksa zihen, të përgatisni salca apo t’i shtypni patatet direkt në tenxhere. Forma e përshtatshme e teheve, ndihmon që ushqimi të lëvizë poshtë e lart, shpejton procesin dhe e bën përzierjen më të kremoze dhe më të barabartë. Tehet janë aq të forta, saqë mund të copëtoni edhe akull me lehtësi, dhe t’i mirëprisni mysafirët me margarita të ngrirë, limonadë të freskët, çaj ose kafe të ftohtë.
-
Përdoreni si rrahës
Ju mund ta përdorni si rrahës, për të përzier krem për ëmbëlsira, për pallaqinka, vezë për omleta dhe jo vetëm. Për mëngjese dhe ëmbëlsira të shijshme, kjo është pajisja që ju duhet..
-
Përdoreni si grirëse elektrike
Në set përfshihet edhe një enë 700ml për grirje, me dy tehe prej çeliku inox. Përdoreni për të copëtuar arrore, bimë, çokollatë, sheqer, biskota dhe jo vetëm. Grirësja ka edhe një kapak, i cili nuk lejon ushqimin të spërkatet në kuzhinë, dhe po ashtu absorbon dridhjet gjatë përzierjes.
-
Përdoreni si spiralizues
Seti përmban dy lloje tehesh për për ta përgatitur ushqimin në mënyra të ndryshme:
Përdoreni për të krijuar forma shirita nga perimet, për të dekoruar sallatat apo ushqimet tjera.
Përdoreni tehun spiralizues për t’i shndërruar perimet e preferuara në formë spiralesh, për t’i shtuar më shumë shije e dekor ushqimeve tuaja.
Disa shpejtësi funksionin turbo
Ne e dimë se nuk ka një shpejtësi të vetme që mund t’i përshtatet të gjitha detyrave në kuzhinë, andaj në këtë blender mund ta përshtasni shpejtësinë aq sa ju duhet. Përdorni kontrolluesin e shpejtësive për ta zgjedhur shpejtësinë që ju duhet. Kurse funksioni turbo është i përkryer kur ju duhet fuqi shtesë për përbërës më të fortë.
Aksesorë praktikë
Keni mbaruar me grirje dhe tash ju duhet blenderi për të përzier? Aksesorët mund t’i ndërroni fare lehtë. Meqë janë të ndashëm, po ashtu aksesorët mund të pastrohet shumë lehtë.
I lehtë dhe i sigurtë për t’u përdorur
Forma ergonomike dhe butonat e mëdhenj e bëjnë të përshtatshëm për ta mbajtur dhe përdorur. Aksesorët mund të lahen në enëlarëse. Ka sipërfaqe anti-rrëshqitëse për t’u siguruar që pajisja të mos lëvizë nga banaku. Të gjitha tehet janë punuar 100% nga çeliku inox, andaj edhe janë shumë të qëndrueshëm.
Në set përfshihen:
- 1 njësi e motorit me fuqi 600W dhe vibrim të ulët
- 1 bosht për përzierje
- 1 rrahës
- 1 tas 700ml me dorezë
- 1 kapak i grirëses,
- 1 palë tehe për grirje
- 2 aksesorë për grirje/copëtim
- 1 aksesor për shtyrjen e ushqimit
-