Set jorgan & jastëk Embossed Dormeo
Jorgani dhe jastëku Embossed janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat i ofrojnë butësi, volum dhe ajrosje më të mirë. Për higjienë maksimale, seti është trajtuar me CleanEffect® dhe mund të lahet deri në 40°C. Ka një dizajn modern dhe është në dispozcion në dy ngjyra të bukura: e gjelbër e çelët, e bardhë klasike dhe rozë e butë. Seti është në dispozicion për një person dhe për çift. Në paketim përfshihet edhe një çantë e ripërdorshme, për jorganin dhe jastëkun.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Jorgani dhe jastëku Embossed janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat i ofrojnë butësi, volum dhe ajrosje më të mirë. Për higjienë maksimale, seti është trajtuar me CleanEffect® dhe mund të lahet deri në 40°C. Ka një dizajn modern dhe është në dispozcion në dy ngjyra të bukura: e gjelbër e çelët, e bardhë klasike dhe rozë e butë. Seti është në dispozicion për një person dhe për çift. Në paketim përfshihet edhe një çantë e ripërdorshme, për jorganin dhe jastëkun.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar gjumin
Për më shumë rehati dhe higjienë, rekomandohet t’i ndërroni jastëkun dhe jorganin pas disa vitesh (ne ju rekomandomë çdo 2-3 vjet). Në këtë mënyrë, ju do të siguroheni që po flini në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Andaj kurseni kohë, mund dhe para – porositni setin 3në1, i cili përmban jastëk, jorgan dhe çantë.
Set i rehatshëm, cilësor dhe i përshtatshëm
Ky set është dizajnuar duke u bazuar në përvojën shumëvjeçare të Dormeo-s. Andaj, edhe përmes këtij seti, Dormeo sjellë cilësi e rehati, duke e bërë shtratin tuaj një vend më të përshtatshëm për gjumë. Për më tepër, jorgani dhe jastëku kanë një pamje moderne 3D.
Fibra Wellsleep® - për një butësi që do ta adhuroni
Jorgani dhe jastëku janë mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, me një strukturë unike e cila krijon xhepa ajri. Kjo i jep jorganit dhe jastëkut një butësi që do ta adhuroni dhe do të doni ta pushoni kokën apo të mbështilleni me të. Fibrat kanë veti të shkëlqyera termike, absorbim minimal të lagështisë, ajrosje shumë të mirë dhe janë rezistente ndaj njollave dhe mykut.
Qepja e duhur – për më shumë rehati
Plot jorganëve ju mungon qepja e duhur, e cila do ta mbane mbushjen në vend edhe pasi të lëvizni. Këta lloj jorganësh janë të parehatshëm dhe jo-efikas. Qepja e duhur ndihmon që mbushja të jetë e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe të mos mblidhet në një vend në jorgan. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni më rehat. I tillë është edhe jorgani Embossed – elegant dhe i rehatshëm ashtu sikurse duket.
I stampuar, për një teksturë 3D
Mbulesa e jastëkut dhe jorganit janë të stampuara me një dizajn modern 3D, që ofron ndjesi të këndshme ndaj lëkurës. Secili set është në dispozicion në tri ngjyra: e gjelbërt e çelët, e bardhë klasike dhe rozë e butë, për një pamje të ngrohtë dhe qetësuese.
Trajtim CleanEffect® për higjienë maksimale
Jorgani dhe jastëku janë trajtuar me CleanEffect®, për mbrojtje nga aromat e pakëndshme, mikrogrimcat e pluhurit, mikrobet, bakteret dhe alergjenët. Në këtë mënyrë, ju do të flini në një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. Meqë ka mbushje WellSleep, jorgani dhe jastëku mund të lahen tërësisht në rrobalarëse, në 40°C. Po ashtu, thahen shpejt, për të parandaluar krijimin e mykut apo aromave të pakëndshme.
Në dispozicion në dy madhësi
Seti është në dispozicion në dy madhësi:
- Për një person (1 jastëk 50x70cm + 1 jorgan 140x200cm);
- Për çift (2 jastëkë 50x70cm + 1 jorgan 200x200cm)
Jastëkët janë dizajnuar kryesisht për personat që flenë në krah dhe në shpinë.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Comfort Programi Dormeo gjumë