Set Jorgan & Jastëk Siena V4 Dormeo
Ky është seti ideal për gjumë! Jorgani dhe jastëku Siena janë të mbushur me mikrofibra Wellsleep® - një material super i butë dhe i ajrosshëm. Jastëku është i përshtatshëm për të gjitha pozitat e gjumit, sepse lartësia mund t’i rregullohet sipas nevojës dhe dëshirës. Seti mund të lahet deri në 60°C, temperaturë e cila eleminon mikrogrimcat e pluhurit. Në dispozicion për një person dhe për çift.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Flini si mbi re, me setin e mrekullueshëm Siena
Seti me jorgan dhe jastëk Siena është praktik dhe i përshtatshëm për tërë vitin. Si jorgani, ashtu edhe jastëku, janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®. Ky material është i ajrosshëm, i fuqishëm dhe i qëndrueshëm.
Jastëku klasik është i përshtatshëm për të gjitha pozitat e gjumit, sepse lartësia dhe fortësia mund t’i personalizohen (duke hequr apo shtuar mbushjen). Kurse jorgani i ajrosshëm është i përshtatshëm për çdo kohë të vitit.
Falë qëndrueshmërisë që ka materiali, jorgani dhe jastëku do t’i ruajnë vetitë për një kohë të gjatë.
Dizajn funksional për rehati maksimale
Të dy produktet e setit Siena kanë një model zig-zag të xhepave të fryrë, si dhe një sipërfaqe të butë falë mikrofibrave Wellsleep®. Jo vetëm që janë të ajrosshme, por gjithashtu do t'i ofrojnë ndjesi të këndshme lëkurës.
Seti është në dispozicion në dy madhësi:
1) Jorgan 140x200cm + jastëk 50x70cm
2) Jorgan 200x200cm + dy jastëkë 50x70cm
Mirëmbahet lehtë
Jorgani dhe jastëku mund të lahen në 60°C, temperaturë e cila eleminon mikrogrimcat e pluhurit. Në këtë mënyrë, ju do të flini rehat duke e ditur se jeni në një ambient të freskët të pastër. Falë mikrofibrave të avancuara, jorgani e jastëku thahen shpejt pas larjes. Megjithatë, sigurohuni t’i shkundni rregullisht gjatë tharjes, në mënyrë që mbushja të mos grumbullohet në një vend.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Comfort Programi Dormeo gjumë