Pajisje dore me avull Nano Rovus
Një shtëpi e pastër dhe higjienë e mirë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë. E në këtë drejtim mund t’ju ndihmojë fuqia e avullit. Përdoreni pajisjen me avull Nano për pastruar apo dezinfektuar, dhe hiqni qafe yndyrnat, papastërtitë, virueset apo mikrobet në sipërfaqe të ndryshme. Efekti i pajisjes është i pasur me teknologjinë Nano, për pastrim më të thellë dhe të shpejtë. Pajisja vjen me 3 aksesorë, për përdorim në tërë shtëpinë.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Një shtëpi e pastër dhe higjienë e mirë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë. E në këtë drejtim mund t’ju ndihmojë fuqia e avullit. Përdoreni pajisjen me avull Nano për pastruar apo dezinfektuar, dhe hiqni qafe yndyrnat, papastërtitë, virueset apo mikrobet në sipërfaqe të ndryshme. Efekti i pajisjes është i pasur me teknologjinë Nano, për pastrim më të thellë dhe të shpejtë. Pajisja vjen me 3 aksesorë, për përdorim në tërë shtëpinë.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përjetoni pastrim efikas e të thellë me teknologjinë Rovus Nano
Fuqia natyrale e avullit pastron dhe dezinfekton pa përodur ndonjë kimikat të dëmshëm.
- Eleminon 99.9% të baktereve dhe viruseve në sipërfaqe të ndryshme dhe tekstile;
- Pastron njollat e vështira dhe yndyrnat;
- Largon alergjenët, për më pak irritim;
- Zvogëlon aromat e pakëndshme nga kafshët, duhani dhe jo vetëm.
Teknologjia Nano, për pastrim më të thellë e më të lehtë
Pajisja me avull Nano përmban një dhomëz të veçantë avulli, e cila kontrollon temperaturën, shtypjen dhe shpejtësinë e ujit të ngrohtë. Në këtë mënyrë, molekulat e ujit përplasen me njëra-tjetrën derisa ta arrijnë madhësinë nano. Këto molekula ultra-të vogla pastaj mund të depërtojnë thellë nëpër sipërfaqet që doni t’i pastroni. Sipërfaqet e dezinfetuara në mënyrë të sigurtë thahen shpejt, pra nuk mbesin shenja.
Avull nano (në të majtë) krahasuar me avull të zakonshëm (në të djathtë) - grimcat e avullit Nano depërtojnë thellë në mikro nivele të materialit dhe por pa e lagur shumë atë.
Hiqni qafe yndyrnat, mikrobet, bakteret dhe viruset në mënyrë eko-miqësore
Pajisja e dorës me avull Nano e bën më të lehtë pastrimin në shtëpi, zyre, veturë apo kudo tjetër. Me këtë pajisje, ju mund të pastroni pa përdorur kimikate të dëmshme dhe të shtrenjta, por vetëm me ujë të zakonshëm rubineti. Pajisja e ngrohë ujin në më pak se 10 sekonda, pastaj për 13 minuta mund të pastroni pandërprerë me avull 120°C - i mjaftueshëm për t’i hequr qafe edhe papastërtitë më të vështira.
Aksesorët bazikë që ju duhen përreth shtëpisë
Pajisja vjen me një grykë konike speciale, furçë të rrumbullakët dhe aksesorin për avullimin e rrobave.
1 Gryka konike kryesisht është dizajnuar për pastrim më të detajuar - thjesht drejtojeni e më pas lëshojeni avullin dhe hiqni papastërtitë edhe nga vendet më të vështira për t’u arritur.
2 Furça e rrumbullakët nënkupton se ju mund t’i shtoni fuqi avullit dhe t’i fërkoni yndyrnat apo njollat më të vështira në kuzhinë, banjo, skarë apo garazhë.
3 Pajisjen për avullimin e rrobave mund ta përdorni për t’i dezinfektuar në mënyrë të sigurtë lodrat prej pellushi, mbulesat e shtratit, dyshekët, perdet, rrobat dhe lloje tjera tekstili.
Pajisja e dorës me avull Nano po ashtu ka një kabllo të gjatë 2m dhe një rezervuar uji 350ml me veprim anti-kalcium, për t’ju siguruar pastrim më të shpejtë, të thellë dhe efektiv për vite të tëra.
- Informata shtesë
-
Informata shtesë:
- Tensioni: 220-240 V~
- Frekuenca: 50-60 Hz
- Fuqia: 1100 W
Seti përmban:
- Njësinë bazë
- Gryka / tubi i pastrimit
- Furçën e rrumbullakët
- Aksesori për dezinfektim të rrobave / tekstilit
- Leckë (për avullimin e rrobave)
- Kupë për mbushjen e ujit
- Manuali për përdorim